• |
ide | kryesore

Si të zbuloni kush i ka lexuar mesazhet në grupin e WhatsApp

Arkiva, Planet
logo-promo.jpg



Nëse po organizoni një festë ose po planifikoni të bëni pushime, WhatsApp është një nga aplikacionet më të mira për të biseduar në grup me miqtë. Kur flisni me vetëm një mik, mund të shihni lehtësisht nëse e ka lexuar mesazhin nëpërmjet vizave blu.
Ndërsa tek bisedat në grup është më e vështirë, pasi vizat blu shfaqen vetëm kur të gjithë pjesëmarrësit në grup e kanë lexuar mesazhin, shkruan krokodili. Megjithatë ka një mënyrë si të kontrolloni kush anëtar i grupit e ka lexuar mesazhin dhe kush jo – dhe nuk ka të bëjë fare me vizat blu.
Ja si t’i gjeni në pajisjet Android
Klikoni fort tek mesazhi që ju keni dërguar
Aty do të shfaqet një rreth me shkronjën “i”.
Po të klikoni aty do të shikoni ku është dërguar mesazhi dhe kush e ka lexuar.
Ja si t’i kontrolloni në pajisjet iOS:
Hapni bisedën
Rrëshqitni mesazhin nga e djathta në të majtë
Shikoni ku është dërguar mesazhi dhe kush e ka lexuar
WhatsApp është aktualisht aplikacioni më popullor për mesazhe në botë, me më shumë se 900 milionë përdorues.