• |
ide | kryesore

Po ruante 57 kg drogë, arrestohet shqiptari në kufirin grek

Lajme



Policia greke ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i cili u kap me 57 kilogramë marijuanë në kufirin shqiptaro –grek.

Policia greke njoftoi se prangosi të riun shqiptar në momentin që ky i fundit po ruante një sasi droge në një zonë me shkurre në kufirin e gjelbër.

Policia arrestoi shqiptarin dhe sekuestroi 39 pako me 57 kg 360 gram marijuanë. 27-vjecarit iu sekuestrua dhe 1 celular.

Prej fillimit te vitit, policia greke ka sekuestruar mbi 1.7 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *