• |
ide | kryesore

Napoli bilanc negativ: De Laurentiis duhet të fillojë të shqetësohet…

Sport



Fishken shifrat rekord të ardhura nga shitja e Higuainit dhe nga pasuria e ardhur nga pjesëmarrja në Champions në sezonin 2016-2017 dhe Napoli kthehet tek e kuqja, shkruan Gazzetta dello Sport, e cila saktëson që bilanci i sezonit 2017-2018 ka shënuar një humbje prej 6.4 milion euro: është humbja e tretë në katër vitet e fundit.

Nuk është alarm sepse me De Laurentis klubi ka pasur përfitime duke arritur të ketë një likuiditet prej 119 milion dhe nuk ka borxhe në bankë. Mbi të gjitha, rrogat vazhdojnë të rriten (nga 101.6 në 118.2 milion, thuajse të dyfishuara në një pesëvjeçar) dhe ky impakt rëndon shumë tek të ardhurat që mbeten në thelb të sheshta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *