• |
ide | kryesore

Biznesmenët indianë me shtetësi shqiptare, Ministria e Mjedisit qëndron në heshtje

Lajme, Të fundit



Një ditë më parë presidenca dha sqarimin e procedurës së marrjes së shtetësisë shqiptare nga ana e biznesmenëve indianë, ndërsa Ministria e Mjedisit deri më tani ka qëndruar në heshtje, duke mos patur asnjë reagim zyrtar.

Shtetasit indianë, të cilët janë pajisur tashmë me pasaportë shqiptare, në vendin e tyre akuzohen për vjedhje e për pastrimin e 725 milionë dollarëve.

59-vjeçari Hitesh Patel u arrestua dy ditë më parë nga Interpol Tirana, ndërsa tentonte të largohej nga Shqipëria.

Në sqarimin e Presidencës, lidhur me procedurën e pajisjes me pasaportë shqiptare të tyre, thuhej se ishte ndjekur procedura ligjore, bazuar në pikën 7, të nenit 9 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar.

“Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit 9 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”. Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare.” – thuhej në sqarimin e Presidencës.

Ndërkaq Ministria e Mjedisit, nuk e ka ende një sqarim për kërkesën drejtuar Presidencës, për të treguar ku e ka bazuar kërkesën e saj lidhur me eksperiencën në investime dhe historikun e sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë të dy biznesmenëve indianë, si dhe për angazhimin e tyre në realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë.



6 Comments

  1. o Gzetar leshi, a mund te na thuash kush Minister e ka firmosur shkresen per tek Presidenti dhe ne cfare date. Ke kaq kohe qe i bie rrotull si kali ne leme

  2. Po te ken investuar gjith ato dollar duhet ti shpallem heronj dhe ta heqim ate skenderbeun me kok dhie e te vendosim bustet e ture

    1. dmth ti mendon se edhe ai qe sjell para nga droga e nga prostitucioni eshte i “nderuar”..?/!! ai qe sjell para nga vjedhja e nga korrupsioni eshte “i nderuar” keshtu?? po ti o driteshkurter nuk e kupton qe te njejten gje do beje ketu??…..zaten..

  3. Po te ken investuar gjith ato dollar duhet ti shpallem heronj dhe ta heqim ate skenderbeun me kok dhie e te vendosim bustet e ture

  4. Ari kosovari. A e morre vesh qe nenshtetsite si jep qeveria po presidenca.
    Nqs nuk e di ndryshimin me thuj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *