• |
ide | kryesore

Dëshmia në polici: E mbyta gruan me jastëk sepse dyshoja se më tradhtonte

Lajme, Të fundit



Një krim i rëndë në familje ndodhi të premten në mbrëmje, në fshatin Grekan të Gramshit, ku Gurie Hysa, 31 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, mbeti e vdekur. Autori i krimit është bashkëshorti i saj, Elvin Hysa, 32 vjeç, i cili është vënë në pranga nga forcat e policisë. Ai dyshohet se e ka mbytur gruan e tij pas një debati, që patën para se të flinin gjumë. Pasi ka pritur momentin që 31-vjeçaren e ka zënë gjumi, e ka mbytur me jastëk.

Në shtëpi ndodhej edhe babai i autorit, por ky i fundit nuk ka dëgjuar asgjë. Të tre fëmijët e çiftit atë natë nuk ndodheshin në shtëpi, pasi kishin shkuar për vizitë te gjyshi i tyre në Berat. Pasi i mori jetën bashkëshortes ai ka dalë i qetë nga dhoma e gjumit dhe i ka thënë babait të tij “e mbyta Gurijen”.

I ati i tronditur ka shkuar në dhomë me mosbesim, por kur ka parë nusen të vdekur, ka lajmëruar menjëherë policinë për atë që kishte ndodhur. 32-vjeçari ka dalë nga shtëpia, ka marrë mushkën dhe gjatë natës ka shkuar te motra e tij e martuar në fshatin Lumras në Berat. Pasi i ka treguar motrës që ka vrarë gruan, ajo e ka bindur që të vetëdorëzohet në polici. 32-vjeçari është kthyer dhe në orët e para të mëngjesit ka arritur në banesë. Pas tij kanë mbërritur dhe forcat e Policisë së Gramshit, të cilët e kanë arrestuar në kushtet e flagrancës.

Sipas gazetaës “Panorama” banorët e fshatit e njihnin si person problematik dhe ushtronte vazhdimisht dhunë mbi gruan e tij. Madje, ai për këtë gjë ishte dënuar dhe dy herë me dënime të lehta. Familja Hysa jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Banesa e tyre është e vjetër dhe tejet e amortizuar. Të vetmet të ardhura që kishte familja ishin pensioni i kryefamiljarit dhe kempi i autorit të krimit, si i paaftë për të punuar. Alvin Hysa dhe Gurie Hysa ishin të martuar prej 12 vitesh. Ata kanë sjellë në jetë tre fëmijë nga marrëdhënia e tyre, ku vajza më e madhe ishte 12 vjeçe dhe dy djem, 9 dhe 5 vjeç. Me humbjen e nënës dhe arrestimin e babait të tyre vrasës, tashmë tre fëmijët e mitur do të mbeten në kujdesin e babait të autorit, 62- vjeçarit Asqeri Hysa.



2 Comments

  1. Po ndaje o palle nese u pallote me tjeter, DIVORCOHU. A po nuk e di se cfare eshte divorci. Jeten ja ka dhene zoti s’ja ke dhe ti qe tja marresh, vetem ai ja merr . Perse duhet ti marresh jeten o shtaze, o injorant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *