• |
ide | kryesore

Cakaj pyetet nga Rudina Hajdari për shkarkimet e diplomatëve

Lajme, Të fundit



Pasi foli për valën e pastrimit të diplomatëve dhe të mbi 20 punonjësve, ministri i Jashtëm Gent Cakaj është shprehur se do të ketë dhe shkarkime të tjera në rast se performanca e punonjësve nuk do të jetë në nivelin e duhur.

E pranishme në Komisionin e Integrimit, deputetja e PD, Rudina Hajdari e pyeti Cakajn për këtë vendim të marrë prej tij.

Cakaj u përgjigj duke thënë se disa prej të larguarve kanë tejkaluar sjelljen e diplomatit ndërsa disa të tjerë nuk janë në lartësinë e duhur.

“Të tjera shkarkime nëse performanca nuk do të jetë në nivelin e duhur. Jam i gatshëm të thelloj reformat e të marr veprime të guximshme që të rinj e të reja me rezultat e të shkëlqyera të bëhen pjesë e trupit diplomatik. Një pjesë e tyre nuk mund të qëndrojnë në misione diplomatike për shtatë vite pa asnjë transferim.

Kjo nuk do të thotë që çdo gjë do të fillojë nga hiçi në ministri, por për të bërë përmirësime. Me një pjesë prej tyre ka një problem të theksuar me sjelljen e tyre dhe një pjesë e tyre kanë qëndruar në sistem tepër gjatë dhe kanë dhënë kontribut tepër pak. Po tentoj të vendos gjërat në rregullin e duhur. Çdo emër që do të shkëputet nga puna apo do të transferohet do të bëhet publik, së bashku me arsyen”, tha ai.



5 Comments

  1. Opozite te tmershme po ben kjo e bija e semes qe nuk la mandatin . Pyetje dhe nje femije e ciklit te ulet shkollor nuk mund ta beje.

  2. Lapsi mos bëni gabime kaq të trasha. Ky nuk është ministër i jashtëm, është zëvendësministër i deleguar nga ministri i jashtëm Edi Rama. Për të qënë ministër duhet të dekretojë nga presidenti dhe kjo nuk ka ndodhur. Ju lutem mos i jepni një titull që nuk i takon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *