• |
ide | kryesore

De Laurentiis ndërton strategjinë kineze…për të mundur Juventus

Sport



Ançeloti si menaxher anglez është një mundësi konkrete. Tekniku nga Reggiolo ka idenë e qartë se si mund të punohet në këtë mënyrë dhe De Laurentiis duket krejt i bindur t’i besojë. Tekniku në të ardhmen do të jetë fuqiplotë në klub dhe në këtë mënyrë De Laurentis do të ketë më tepër kohë për të zgjeruar kapacitetin ekonomik të klubit”.

Presidenti i Napolit i ka idetë e qarta dhe, sipas asaj që kuptohet, rruga të çon drejt Lindjes. Tuttosport, e përditshmja italiane, shpjegon se me këtë lëvizje ADL mund të këmbëngulë edhe më shumë “në politikën e tij të zgjerimit drejt Kinës”. Në Azi futbolli po përhapet me shpejtësi dhe klubi i kaltër e ka krijuar tashmë një bazë falë edhe drejtueses së marketingut, Salvione, e deleguara pikërisht për këtë detyrë.

Një lëvizje e nevojshme sepse vetëm duke zgjeruar të faturuarit në klub do të jetë e mundur t’i presësh hovin Juventus, sot i paarritshme nën aspektin e kontabilitetit dhe të tregtisë. Nga ana tjetër, e ka thënë dhe De Laurentis një ditë më parë: “Nëse do të kisha të faturuarit e klubeve dhe skuadrave të tjera, si ato angleze apo gjermane do të fitoja çdo vit”.

Nga ana tjetër marka Napoli tashmë është përhapur në tokën kineze: “Marka Napoli është ndër më të ndjekurat në Kinë: ajo e kaltër ka qenë skuadra e parë, së bashku me Juven, që ka pasur një impakt mediatik kaq të fortë. Napoli është pozicionuar në rrjetet sociale kineze dhe ka qenë e rëndësishme sepse me ndryshimin e orareve ndeshjet vijnë të transmetuara natën në Kinë. Milik në Kinë është më i famshmi dhe shumë i dashur, por dhe Insigne e Koulibaly janë të tillë”, ka thënë disa ditë më parë për Radio Marte, Daniele D’Eustacchio, trajneri italian që punon në Kinë dhe që ka marrë shumë suksese me skuadrat e të rinjve atje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *