• |
ide | kryesore

Del FOTO/ Si e kishte fshehur 2.1 kg heroinë në trup shoferi i kamionit në Durrës

Lajme, Të fundit



Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të shtetasit E.D. i kanë gjetur në trup një sasi lënde narkotike me peshë rreth 2 kilogramë e 160 gramë, e dyshuar si heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Në vendngjarje ka mbërritur Grupi Hetimor, Specialistë të Njësisë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ku vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *