• |
ide | kryesore

Kadri Veseli në alarm: Vendi po braktiset prej të rinjve

Lajme, Të fundit



Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në konferencën “Dialogu publiko-privat” u shpreh se vendi po kërcënohet seriozisht nga largimi i të rinjve. Ai përmendi faktin se lindshmëria në Kosovë ka pësuar rënie, e cila sipas tij, ka nisur të japë menjëherë efektet ‘negative’ në vend.

“Kosova na  rrezikohet nga fakti që rinia jonë mund ta lëshojë vendin tonë. Ne mund të kemi një rëndim demografik. Pra mund të jemi për 100 mijë ose 200 mijë banorë. Pra Kosovës i duhet shtimi i natalitetit dhe ndihma e diasporës. Duhet që këta ndërmarrës t’i sjellim në Kosovë”, tha Veseli.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *