• |
ide | kryesore

Kris Humpries: Martesa me Kim, ndjesia më e cuditshme në botë

Paparazzi, Slider



Martesa e tyre zgjati vetëm 72 ditë dhe divorci u bë në tetor të 2011. Dhe pavarësisht kritikave që janë bërë në lidhje me çiftin, Kris Humphries zbuloi se martesa e tij me Kim Kardashian ishte ‘100% e vërtetë’ . Këtë gjë ai e deklaroi gjatë një interviste tek “The Players Tribune”.

Ish-lojtari i basketbolli u bë i njohur si bashkëshorti i Kim. “Unë nuk dua të jem Kris Humphries. Është ndjenja më e çmendur në botë, nuk dëshiroj të jem vetvetja”, thotë ai. Jeta e tij mori tatëpjetën dhe media atë kohë nuk ndalej se shkruari rreth tij, ndërkohë që po përpiqej të përqendrohej tek karriera.

Humphries pranon se ishte naiv dhe nuk e mendoi se sa do të ndryshonte jeta e tij kur filloi të shoqërohej me Kardashian, në fund të vitit 2010. “E vetmja gjë që më shqetëson është se njerëzit me thonë se martesa ime ishte e rreme”, shpjegon ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *