• |
ide | kryesore

Martesë në Maiorca për Gina Maria Schumacher: ka dyshime se në dasëm do të jetë edhe Michael

Sport
Gina Maria



Michael Schumacher do të jetë i pranishëm në dasmën e vajzës së tij të madhe Gina Maria, e planifikuar për verën e ardhshme në Spanjë. Të shfaqura tashmë rreth mesit të janarit, të dhënat mbi këtë temë janë kthyer në faqet e Corriere della Sera me detaje të tjera. Vajza 26 vjeçare e shtatë herë kampionit të botës dhe Corinna Betsch do të martohet me bashkatdhetarin e saj Iain Bethke, një vit më të madh. Çifti është lidhur sentimentalisht prej gjashtë vitesh.

Ceremonia duhet të zhvillohet në vilën luksoze në Palma de Mallorca, në kodrat e Port d’Andratx. Vila që më parë i përkiste presidentit të Real Madrid Florentino Perez, është blerë gjashtë vjet më parë nga familja Schumacher. Godina është e pajisur me komoditetet e nevojshme për të lejuar qëndrimin e Michael, i cili mbushi pesëdhjetë e pesë vjeç në ditët e para të 2024 (3 janar).

Lexo më tejSchumacher, zbulimi i bujshëm i ish-shokut te Beneton, Herbert: “Ulet në tavolinë për të ngrënë”

Kampionia e ‘reining’, një specialitet i veçantë i kalërimit, Gina Maria është shfaqur përkrah nënës së saj (nga e cila trashëgoi pasionin e saj sportiv) në disa raste zyrtare. Por padyshim që ceremonia e martesës me Iain (edhe ai protagonist në botën e kuajve) do të jetë rreptësisht e blinduar dhe e paarritshme për sytë kureshtarë. Kështu që, Schumacher edhe mund të jetë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *