• |
ide | kryesore

F1/ Jubileu i trishtë i Schumacher, mesazh urimi për 55 vjetorin nga Ferrari: “Jemi gjithnjë me ty”

F1, Sport
Schumacher



Pak ditë nga përvjetori i hidhur i aksidentit me ski në Méribel, një tjetër ditë jubilare vjen sot për Michael Schumacher. Piloti gjerman feston sot, nëse mund të quhet kështu, ditëlindjen e tij të 55-të dhe Ferrari ka dashur t’i bënte homazhe ish-kampionit legjendar. 7 herë kampioni i botës në F1 ka lindur më 3 janar 1969 në Hürth, një qytet në North Rhine-Westphalia, dhe prej andej hodhi hapat e tij të parë drejt një karriere fantastike.

“Gëzuar ditëlindjen Michael, ne jemi gjithmonë me ty”, ishte mesazhi i nisur përmes rrjeteve sociale nga skuadra e Maranellos. Urimi është shoqëruar me imazhin e një Schumacher të ngazëllyer me gishtat drejt qiellit pas një prej fitoreve të panumërta me kokëkuqen. Me skuderinë Ferrari gjermani fitoi 72 nga 91 fitoret e tij në F1 dhe 5 nga 7 titujt e tij botërorë, duke shkruar një faqe të pashlyeshme në historinë e sportit mes viteve 1996 dhe 2006.

Lexo më tejSpeciale/ Michael Schumacher, 10 vjet nga aksidenti i skive në Meribel: aksidenti, familja, gjendja e sakrificat

GJENDJA AKTUALE

Më 29 dhjetor 2013, jeta e Michael Schumacher dhe familjes së tij ndryshoi përgjithmonë. Corriere della Sera ka bërë një pasqyrim të gjendjes së legjendës së F1 dhe Ferrarit në 10 vjetorin e aksidentit. Si gjithmonë, fshehtësia më e madhe e mundshme mbretëron në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Ajo që dihet me siguri është se Schumi merr frymë në mënyrë të pavarur, se fizioterapistët punojnë për ta bërë atë të ruajë tonin e mjaftueshëm të muskujve, por edhe se ai është i palëvizshëm dhe nuk flet. Familja është gjithmonë pranë tij: Mick, Gina Maria dhe gruaja e tij Corinna flasin me të, por pa e ditur se deri në çfarë mase mund të dëgjohen. Në fakt, vetë mjekët nuk dinë mjaftueshëm për mekanizmat e tij të thellë të trurit.



1 Comment

  1. Ky qe nuk shkoi kur i vdiq e ema, por u fut ne gare dhe fitoi! O, njerez silluni mire ne kete se ne kete bote paguhen te gjitha!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *