• |
ide | kryesore

Gjobë në prezencën e sindikatës së lojtarëve: Milan-Kessie mbyllet me kaq…për momentin

Sport



Çështja Kessie mbyllet. Të paktën për momentin: pastaj, në fund të kampionatit, do të shohim. Sot lojtari nga Bregu i Fildishtë është prezantuar në qendrën e Milan së bashku me agjentin e tij Atangana, i thirrur në raport nga Leonardo e Maldini, pas ngjarjeve në Verona. Drejtuesit kanë pritur kthimin e Franck nga impenjimet në kombëtare e i kanë shprehur masën e marrë ndaj tij, gjë që pritej që pas sherrit në Bentegodi: një gjobë e ashpër prej 40 mijë euro. E tillë në fakt sa ka kërkuar edhe prezencën e sindikatës së futbollistëve, sepse sanksioni kalon përqindjen normale të aplikuar në këto raste, në krahasim me rrogën.

I gjobitur sigurisht është edhe Biglia, që ishte shkaktari i reagimit të shokur të skuadrës, duke e kritikuar në momentin kur Franck la fushën pa i dhënë dorën zëvendësuesit të tij Conti. Argjentinasi është konsideruar më pak fajtor nga klubi, në krahasim me Kessie, kështu që Lucas do ta kalojë me gjysmën e gjobës së lojtarit nga Bregui Fildishtë.

Në terma praktikë, Kessie është strvitur vetëm, por jo për motive disiplinore: kur mbërriti në Milanello stërvitja kishte mbaruar dhe kështu lojtari nuk është takuar as me Gattuso. Në këtë pikë duket se Kessie do të nisë nga pankina, duke i dhënë hapësirë Biglia e Bakayoko.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *