• |
ide | kryesore

Ironia e Lubonjës: Mua më quani “Kadri”, por Rama më ngjan me Enver Hoxhën

Lajme, Të fundit

Analisti Fatos Lubonja duke komentuar fjalën dhe akuzat e kryeministrit për analistët në studiot televizive në Kongresin e PS, tha se Edi Rama po vijon të imitojë diktatorin Enver Hoxha.


Ai theksoi në emisionin të “Pa Ekspozuarit” në News 24 se shefi i qeverisë është një person, që nuk di të pranojë kritikën. Lubonja mes tjerash përdori edhe një ironi me fjalën etiketuese të përdorur nga Rama për analistët e medias teksa iu drejtua drejtuesit të emisionit, Ylli Rakipit që t’i drejtohet me emrin ‘Kadri’.


“Zoti Kadri më thuaj tashmë! Kjo mund të shikohet në dy kënde. Mund të shikohet me satirë dhe me dramë. Është një lloj tragji-komedie. Po imiton një Enver Hoxhë në një kohë tjetër. Historia përsëritet si tragjedi edhe herë të tjera dhe jo njëherë. Unë e kam me ata derrat që janë të shtrirë aty para atij. Ata rrinë dhe duartrokasin para atij, kjo është drama e atyre që duartrokasin.

Nuk mund të mos lexosh edhe gjithë inkoshientin e këtij njeriu. Sikur të këtë me vërtet pushtetin e Enver Hoxhës, çfarë do të kishte bërë. Ky do ta kishte mbush vendin me kampe. Ky është një njeri që nuk pranon kritikën. Ai është një diktator në potencë. Nuk na thua të paktën faleminderit, sepse këta Kadrinjtë shpëtuan 20 milionë euro”, – tha Lubonja.

“Mediat në kohën që Berisha kishte pushtet, njëra prej tyre, e madhe madje ishte me ish-kryeministrin, kurse tjetra ishte me Edi Ramën. Madje, Rama edhe 21 janarin e bëri të bujshme me medien e vet kur ishte në opozitë. Kurse sot, Rama ka thuajse gjitha mediat me vete dhe kjo gjë të frikëson. Edhe unë e kam shkruar se kryeministri aktual është i sëmurë psikik. Rama ka mbyllur gojët e gazetarëve duke kapur mediat më të mëdha të Shqipërisë”, – tha Lubonja.

Ai shtoi se Edi Rama ka hapur edhe një televizion privat, ERTV, gjë që nuk e bën as Chaves.

“Edi Rama ka hapur edhe një televizion privat me emrin ERTV. Këtë gjë as Chaves në Venezuelë nuk e ka bërë. Chaves del në televizion publik dhe i flet popullit”, – tha Lubonja.

11 Comments

  1. Kryeministri jone joizakonshem eshte nje shartim i crregullt i tij (edhe Enveri ishte me bohem si bolshevik)! Ky eshte vetem brekushe shkartisur! E keni pare Tiranen e vjeter ne foto dhe Tiranen e tij!!! Ka ndonje krahasim?

    (Konfuz ishte Edi, konfuz u be dhe Tirana)

  2. Me ne fund lubonja e pranoje te qenurit Kadri,ti nuk ke lene gje pa thene per ramen mor Kadri dhe ti i quan kritika,ai ju kritikon me nga nje fjale kazan Kadri dhe ju nuk pushoni sa ne nje studio ne tjetren duke shpifur pa asnje dokument

  3. O emer humburi,,,, dhe sa dokumenta e fakte doni qe ta pranoni horrellekun e ketij te cmenduri, dhe sa fakte e dosje qe ky eshte bandit, kriminel, hajdut, narkoman do, ti e ju guaket rilindas. Bemat e ketij jane kaluar dosjeve te Tahirit , kurse ti ia kerko LUbonjes faktet. Nga na ke ardhe, e ku jeto ore figure e ndyre e qelbesirave, qe sulmoni realitetin e gjendjes ku na ka cuar ky mafioz qe flasin analistet kritikues, e ju sulmoni ata, qe per hire te vertetes sot jane herojte, qe mendojne me shume per kete popull se sa sekti kriminal.

  4. Kush e mbrojti e Kush e votoj duhet te kerkoj nje here ndjese Si Bushati. Ata qe vazhdojn akoma ta mbrojn ta ftojne edhe ne krevat,,,,,,,Ky eshte bastardi i bastardeve

  5. Xixa 1.8 miliard euro vetem nga turistet ky eshte fakt o rroteKari,gjysma e buxhetit te shtetit ne kohe te salihut,orrotKari llomotitjet neper studio nuk jane dokumenta o toc,studiot e tv jane per shpellaret qe te shkojne neper protesta si dhe per ty,ti quan fakte babalen qe dhe lulu ne e permend me,o rrotKari dokumentat dergohen ne prokurori jo ne tv,ti dhe shume shpellare e dini qe salihu u denua nga gjykata per shpifje,me fakte jo llafe neper tv

  6. Arritje te qeverise e quan ti te ardhurat nga turistet o robqire.Arritja me e madhe ketij kryeministri dhe kesaj qeverie eshte hashashizimi i vendit dhe largimi i mijra njerzeve jashte vendit .

  7. Po sa- Kadrinj-ka blere ky drogaxhiu.Arriti te futi ne thes dhe -SANDRIN-duke thene te fala -Sandrit-gazetareve te Klanit.Langaraq Vangjelet .2Nazarkot,Minxhozet,Zaloshnjat,Muc Nanot e shume e shume te tjer-edhe te gjitha mediat televizive pa perjashtim-me leket e barit te ”bekuar”.

  8. O Stalin e xixa ju 1.8 miliard euro nuk ju thote gje,ju kopila te salihut ju pelqen dhe kenaqeni kur salihu digjte nje fshat te tere ose kur vriste njerez me duar ne xhepa,tani ju ka ngelur vetem ti lepini bythen darke per darke agjentit sali RAM berisha,ju shkofte mbare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu