• |
ide | kryesore

Pronari Solskjaer nuk do ta nxjerrë Van Dijk nga shtëpia 4 milion paund

Sport



Qendërmbrojtësi i Liverpool ka marrë me qera pronën në Cheshire, me pesë dhoma gjumi, nga trajneri permanent tashmë i Manchester United. Ole Gunnar Solskjaer insiston se nuk do ta nxjerrë Virgil van Dijk nga shtëpia e tij £4 milion paund. Fakti që norvegjezi do të qendrojë në Manchester të paktën në tre vitet e ardhshme, e kishte bërë të paqartë situatën e shtëpisë së hollandezit.

I pyetur në lidhje me këtë cështje, Solskjaer u përgjigj: “Nuk kam folur me të, ne kemi një kontratë atje”. Solskjaer ka qendruar në Loëry Hotel, pasi mori detyrën në 19 dhjetor. Ish-sulmuesi do të lëvizë në një shtëpi të përhershme tashmë, por nuk do të kthehet në pronën që zotëron.

Shtëpia e Solskjaer përfshin një kopsht gjigant në pjesën e pasme, një dhomë të medias, dhomë gjumi master, garderobë dhe banjo en-suite, si dhe katër dhoma gjumi të tjera. Van Dijk ka përfituar edhe nga pishina dhe palestra në pronën e trajnerit norvegjez, që sot u emërua në krye të United në terma të përhershëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *