• |
ide | kryesore

Dëmtohet Hysaj: rezonanca magnetike do të saktësojë kohët e rikuperimit

Sport



Napoli duhet të jetë i kënaqur për fitoren e madhe të arritur në Olimpico,1-4 përballë Romës, por jo gjithcka shkoi si duhet për Carlo Ancelotti, që rrezikon të ketë humbur shërbimet e Elseid Hysaj. Mbrojtësi shqiptar ka dalë nga fusha në minutën e 68, duke kërkuar zëvendësimin, për shkak të një tërheqje muskulare.

Mbrojtësi i djathtë i Shqipërisë është zëvendësuar nga Malcuit, por për të mësuar shkallën e dëmtimit duhet pritur 24 përpara se lojtari të kryeje kontrollet e hollësishme mjekësore. Rezonanca magnetike do të evidentojë edhe për cfarë bëhet fjalë dhe sa do të jenë kohët e rikuperimit.

Dëmtimi i Hysajt ka ardhur pikërisht atëherë kur nuk duhej, me shkodranin që ka pasur vështirësi në këtë sezon të fitojë vendin si titullar në hierarkitë e Ancelotti. Megjithatë, lojtari nuk është se ka të interesuar, i fundit në radhë për kapitenin e kuqezinjve është Inter, ndaj dhe ky dëmtim erdhi në kohën më të papërshtatshme për lojtarin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *