• |
ide | kryesore

F1/ Ferrari tradhëton Leclerc, GP Bahrain e fiton Hamilton

Sport



Tjetër dështim i Ferrari, që në fakt është një buzqëshje tjetër për Mercedes. Lewis Hamilton ka triumfuar në GP të Bahrain, duke përfituar nga problemet në motor të SF90 të Leclerc, i treti në finish pasi dominoi pjesën më të madhe të garës.

Ëndërra e Charles Leclerc u ndërpre në xhiron e 46 kur në timonin e Ferrarit të tij u shfaq alarmi “motor”. Makina e tradhëtoi dhe fitorja e parë në karrierë, 21 vjec, 5 muaj e 15 ditë, u venit kështu. Një befasi e vërtetë për pilotin, që deri në atë moment, kishte treguar në pistë soliditet e maturi. Pas një nisje të vështirë, Leclerc iu deshën vetëm gjashtë xhiro për të rimarrë kryesimin. Një garë perfekte deri në shfaqjen e problemit e nëse u pozicionua i treti, kjo vetëm falë safety car që hyri në fushë për problemet teknike të dy makinave Renault të Hulkenberg e Ricciardo.

Dështim i plotë për Sebastian Vettel që ka kryer një gabim e më pas nuk kishte fat me thyerjen e krahut të brendshëm e duke e mbyllur garën në vendin e pestë. Një tjetër podium i cuar dëm, një goditje e fortë për moralin sepse rrotullimi erdhi në duelin me Lewis Hamilton. Një bilanc negativ për Ferrarin, që në krahasim me Australinë ka rigjetur shpejtësinë, por jo besueshmërinë.

I pandalshëm Mercedes që merr në shtëpi fitoren e dytë të dyfishtë në dy gara, me një makinë që u duk inferiore gjatë gjithë javës. Hamilton e Bottas thjesht nuk kryen gabime dhe shfrytëzuan mundësitë. E kur fitohet kështu, premisat për një tjetër sezon rekord janë të gjitha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *