• |
ide | kryesore

Diddy përkujton ish partneren e ndjerë, ‘U kujtova vonë’

Paparazzi, Slider



Diddy përkujtoi ish-partneren e tij të ndjerë, Kim Porter nëpërmjet një postimi në Instagram.

“E mbaj Kim-in që udhëtoi që të më takonte në setin e Can’t Nobody Hold Me Down. Ajo kaloi një fluturim 12 orë për në LA dhe 3 orë me makinë për në shkretëtirë. Pa ankesa. Ishte gjithnjë “Ride or die” Që nga dita e parë! E quaja Bonnie dhe unë isha Clyde! Kjo foto do mbesë në histori si hera e parë që thashë që ishte e imja! Dhe hera e parë që i thashë që e doja, pa e ditur që isha i saji. Më ka marrë malli Bonnie dhe gjithnjë do më marrë. Mik jeta është e bukur se kisha këto eksperienca. Të dua baby.”- shkruan Diddy krahë fotos së tyre si çift.Ndërkohë në komente ai tregoi dhe arsyen pse nuk u martua me të përderisa e donte kaq shumë. “Kurrë fallco. Nuk isha gati dhe kaq. Tani jam gati por është tepër vonë. Mos u bëni si unë.”- shkroi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *