• |
ide | kryesore

Ramsey i Juventus, por po ndihmon Arsenal më shumë se të gjithë…

Sport, Video



Aaron Ramsej, mesfushori uellsian që do të jetë bardhezi këtë verë, ka ndihmuar Arsenal të fitojë 2-0 ndaj Neëcastle United. Madje lojtari, që nuk ka dashur të rinovojë më me Topcinjtë, duke zgjedhur Juventus si destinacionin e ardhshëm, është duke rezultuar një prej lojtarëve më fondamentalë për londinezët me gola, assist e performanca mbresëlënëse.

Në fund të ndeshjes, trajneri Unai Emery ka vlerësuar paraqitjen e uellsianit: “Gjëja më e rëndësishme për mua është që ai është i lumtuar dhe që vazhdon të punojë për të na ndihmuar. Është duke na lejuar që të bëjmë paraqitje shumë të mira në çdo ndeshje, jam i kënaqur nga ai. Mund të them vetëm që të vazhdojë të na ndihmojë, sepse në këtë sezon kemi nevojë për të bërë diçka të rëndësishme dhe çdo lojtar mund të jetë protagonist në këtë drejtim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *