• |
ide | kryesore

Video/ Juventus dominues në Cagliari: Kean shënon, por bëhet shënjestër e koreve raciste

F1, Sport, Video



Lajmi i mirë për Juventus është se kthehen nga Cagliari me një tjetër copëz titulli, duke fituar 2-0 me golat e Bonucci e Kean, pavarësisht emergjencës. Lajmi i keq është sjellja raciste e bërë nga kaljeritanët ndaj sulmuesi bardhezi, pas golit të shënuar dhe festimin me duar të hapura poshtë kthesës së tyre. Një finale e shëmtuar e një ndeshje interesante.

MUNGESAT – Allegri mbërriti në Sardegna Arena me një listë pambarim mungesash (9 saktësisht: Cristiano Ronaldo, Dybala, Mandzukic, Douglas Costa, Cuadrado, Perin, Spinazzola, Barzagli e Khedira) e shpluhërosi mbrojtjen me tre dhe një sulm të paprecedentë Bernardeschi-Kean (të vetmit sulmues në dispozicion).

AVANTAZHI I BONUCCI — E megjithatë, Juventus B në Cagliari është shumë më insistuese se ajo e parë katër ditë më parë kundër Empolit në Stadium, aq sa pas 20 minutash kalon në avantazh: Leonardo Bonucci shfrytëzoi zhvillimet e një goditje këndi, për të goditur saktë me kokë, duke mposhtur portierin Cragno. Më parë ishin dy mundësi të tjera për bardhezinjtë. I vetmi aksion i rrezikshëm për Cagliari erdhi në fund të pjesës së parë, me një kombinim të Barella-Joao Pedro, por braziliani nuk kishte shënjestrën e duhur.

KEAN, GOL E BUU — Në pjesën e dytë Pavoletti provoi të frikësonte prapavijën e Juventus, që zbulon një Kean krejt tjetër nga ai i pjesës së parë. Forca fizike e 19 vjecarit është impresionuese, por nëse fal portierin në sugjerimin e Pjanic, djaloshi korigjon gjithcka me golin e dytë që mbylli ndeshjen: në të 85′ krosimi i Bentancur është i përpiktë për Moise që shënon. Pjesa tjetër nuk është futboll, por një histori e shëmtuar në të cilën askush nuk do të donte të ishte dëshmitar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *