• |
ide | kryesore

Rama flet për zgjedhje të parakohshme/ A po fillon tërheqjen kryeministri?

Lajme, Të fundit



Situata politike duket se edhe për Edi Ramën është bërë e pakapërdishme. Në parlament sot ai foli për herë të parë pë zgjedhje të parakohshme.

Rama la të kuptohej se nëse merrte jetë një skenar i tillë, ky do të ishte vullnet i njanshëm i Partisë Socialiste dhe jo i opozitës.

Kryeministri nuk dëshiron të duket se po lëshon nga pozicioni i tij, në dukje i palëkundur. Kjo është arsyja pse ai u shpreh se zgjedhjet e parakohshme nuk mund ti përcaktojë shantazhi dhe kërcënimi.

“Ka apo s’ka zgjedhje të parakohshme, këtë s’mund ta përcaktojë kurrë shantazhi dhe kërcënimi dhe asnjë lloj negocimi. Zero.” – u shpreh Rama, i cili shtoi se PS-ja e ka mundur opozitën dhe do ta mundë sërish.

“Kjo është vetëm vullnet i njëanshëm i PS, vetëm në rast se gjykojmë ne dhe jo për shkak të tyre. Ju kemi mundur. Do t’ju mundim prapë, do t’ju mundim më thellë. Jepni Shqipërisë një mundësi që të ketë një imazh tjetër. se ato dy sigla ne do t’i ccojmë për skrap.” – u shpreh Rama.

©Lapsi.al 



4 Comments

  1. Ne fakt nje propozim i eshte bere PD-se, o zgjedhje ne 2021 por gjate kesaj kohe te drejtoje qeverne nje femer, ose zgjedhje shume shpejt por pa nderruar kryeminister. Nuk besoj qe ju gazetaret nuk e dini se nuk eshte nje lajm qe nuk dihet nga askush

  2. Provokim per zgjedhje te parakohshme e ben vetem maxhoranca sipas kushtetutes se re e votuar nga te dy palet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *