• |
ide | kryesore

Manipuloi hetimet, qeveria e vendos në krye të Policisë së Fierit

Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji akuzon drejtorin e ri të Policisë së Fierit, Andon Marko, si të përfshirë në blerjen e dëshmitarit të rremë në dosjen Xhafaj kundër opozitës.

Sipas Salianjit, ndonëse Marko thotë se e ka takuar vetëm njëherë Fredi Alizotin, nga përgjimet del se ata janë takuar dhjetëra herë.

Ish-deputeti i PD-së akuzon dhe prokurorinë për heshtjen ndaj shkeljes së rëndë që është bërë me shpikjen e dëshmitarit të rremë si dhe qeverinë për dhënien e një posti të rëndësishëm, siç është ai i drejtorit të Policisë së Fierit, një personi që duhet të ishte shkarkuar nga detyra.

Akuza e Salianjit ndaj Andon Markos

“Partia Demokratike denoncoi dje si akt banditesk emërimin në krye të Drejtorisë së Policisë së Fierit të Andon Markos një prej policëve që është përfshirë në skemën e manipulimit dhe blerjes së dëshmitarit të rremë në dosjen Xhafaj kundër opozitës.

Ne bëmë publike dje 5 përgjime, që faktojnë se Andon Marko, në detyrën e nëndrejtorit të Policisë së Fierit i shërben dëshmitarit të sajuar të qeverisë dhe e mban me para atë që të dëshmojë kundër opozitës, në mbrojtje të narkopushtetit politik të Ramës.

Partia Demokratike u ka shpjeguar shqiptarëve se në këtë skemë të rëndë manipulimi shtetëror, një rol kyç ka prokuroria e kapur prej Edi Ramës dhe rasti i Andon Markos e provon sërish këtë.

Nga përgjimet faktohet se Drejtori i ri i Policisë së Fierit jo vetëm ka dijeni për skemën e blerjes së dëshmitarit të rremë të qeverisë, por se ai e ka takuar disa herë atë. Kjo e bën shefin e ri të Policisë së Fierit një mashtrues, që duhej arrestuar menjeherë për dëshmi të rreme.

Në datën 17 tetor Andon Marko ka deklaruar në prokurori se me Fredi Alizotin, dëshmitarin e rremë, është takuar vetëm 1 herë, pasi i është kërkuar në 1 qershor nga drejtori Albert Nushi.

Përgjimet e djeshme provojnë se ai është takuar disa herë me Alizotin e qeverisë dhe ka folur dhjetëra herë nga qershori në Tetor, por prokuroria, në vend që t’i vinte prangat për dëshmi të rreme, hesht.

Heshtja e prokurorisë për shkeljet e rënda me dosjen e manipuluar kundër opozitës dhe sajimin e një dëshmitari për të mbrojtur pushtetin kriminal të Edi Ramës e bën atë, përtej çdo dyshimi, pjesë të skemës qeveritare të manipulimit.

Sot Andon Marko duhet të ishte shkarkuar nga Policia si punonjës i padenjë i saj, si bashkëpunëtor i banditëve dhe trafikantëve, por në shtetin bandit të Edi Ramës Andon Marko gradohet në postin e Drejtorit të Policisë së Fierit, si shpërblim për pjesëmarrjen në skemën e shpikjes së dëshmitarit të rremë për llogari të “Shefit të Madh” në Tiranë.

Kjo është policia e Edi Ramës dhe Sandër Kimikut, ku gradohen ata që kryejnë punët e pista dhe u binden urdhrave politike kundër opozitës.

Partia Demokratike garanton qytetarët se ne do te rikthejmë sundimin e ligjit dhe do të çmontojmë me forcën e ligjit banditët kudo ku ata janë, në institucionet e zaptuara nëpërmjet përdorimit të këtyre banditëve në zgjedhje apo përdorimit të parave të pista për të blerë zgjedhjet.

Shqiptarët sot janë të bashkuar për të hedhur në kosh qeverinë më të kriminalizuar të historisë së Shqipërisë.”- u shpreh Salianji.



4 Comments

  1. po or byrazer po, tjetri drejtor do beje para plot …………………………do mendonte nje bythqir rilindas nga provinca, idhulli i te cileve eshte i forti lagjes qe merret me droge femra dhe gjoba, kryetari bashkise qe ia merr grun peng i forti i lagjes, lali eri dhe edi rama qe jane si mishi me thoin me njeri tjetrin 😀 .

  2. Po ja thua, por kujt po ua thua,,, Pushteti ka rene ne dore te nje personi. Ketu nuk funksionon demokracia institucionale, dhe e drejta ligjore e tyre. pasi fshihen, e perpunohen dosje te krimit e korrupsionit skandalet qeveritare me tenderat, bashkepunimi me oligarket ne pastrim parashe, etj, etj, por kur kemi pare e degjuar qe nje kapo bos mafioz, apo kapo narkoman, apo kapo shtetar, qe eshte vene para pergjegjesise , akuze qe te jape llogari? Asnjehere, jane kapur therrimet e hallexhinjeve, e populli qe s;ka te paguaj uje e drita, kurse abuzuesit qe akoma po abuzojne me shtetin, e taksat e popullit, i kemi krenare ne krye te qeverise e institucione, ne firma ndertimi, e kudo, pra ky pushtet i krimit e ka suksesin tek mbrojtja e krimit.

  3. Asht koha per grusht shteti!?
    Por nuk mund te ndodhe.Lind pyetja:”Pse”?
    1:Nderkombetaret nuk duan probleme.
    2:Situata ne Ballkan nuk asht stabel.
    3:Opozitat ne tre shtete rreth nesh,jane gati per zgjidhje radikale (perfshi edhe grusht shteti)
    3:Taksa paguesit ne Europe dhe SHBA jane te lodhur nga qeverite e tyre,per shkak te taksave qe shkojne per vendet e treta.
    3:Ne Shqiperi,te gjitha institucionet jane nen uzurpimin e partise-shtet.
    4:Ne Shqiperi nuk ka ligje per mbajtjen e armeve.
    5:Oficeret e ushtrise nuk udhehiqen nga ligji,per pasoje,kthehen ne vegla te Partise-shtet.
    6: Oficeret e policise,jane ne mos te blere,te pa afte te dallojne deri ku shkojne kufijte real te nje demokracie solide.
    7:Populli nuk asht i pergatitur per dhune ndaj pushtetit,sepse vazhdon gjumin edhe me sy hapur.
    8:Nuk ka ma Arben Brocer!
    “FREE IS NOT FREE”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *