• |
ide | kryesore

Milan me dy përforcime ‘të rënda’ ndaj Juventus: Gattuso merr frymë

Sport



Vijnë lajme të mira për teknikun e Milan Gennaro Gattuso, që pasi humbi dy element të rëndësishëm për shkak dëmtimesh (Paquetà e Donnarumma), tani mund të gjejë dy lojtarë thelbësorë për skemat e tij pikërisht përpara ndeshjes së rëndësishme kundër Juventus.

Mesfushori, Franck Kessie, vuan një inflamim të gjurit, por po rikuperon me shpejtësi e mund të jetë në dispozicion të teknikut të shtunën; i njëjti diskutim vlen edhe për Suso, që është kthyer të stërvitet me grupin pas shëmbjes së pësuar në këmbën e majtë.

Kessie, që mungoi në ndeshjen kundër Udinese për shkak të dëmtimit në gjurin e majtë, të enjten ka zhvilluar pjesën e parë të stërvitjes i vecuar, por më pas është bashkuar me grupin, duke rritur optimizmin për ta parë në fushë në ndeshjen e të shtunës. Edhe Suso shpejton të rikuperojë nga goditja e marrë në këmbë dhe të shtunën mund të jetë pikërisht spanjolli zëvendësuesi i Paquetà pas shpinës së dy sulmuesve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *