• |
ide | kryesore

Pedagogu i UBT-Maznikut: “Ma thaftë zoti dorën që iu kam votuar”

Lajme, Të fundit



Vijon protesta e studentëve dhe pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës kundra ndërtimit të një shkolle 9-vjeçare në zonën ku ndodhen një pjesë e fidanishteve dhe vreshtave që shërbenin për kryerjen e lëndëve laboratorike.

Pedagogu i Vreshtarisë, Lush Susaj, ka nisur të replikojë ndaj Arbër Maznikut, në momentin që ky i fundit po fliste për mediat në lidhje me projektin e Bashkisë së Tiranës. Susaj e ka akuzuar atë se po shkatërron universitetin, duke shprehur pendesë dhe për votën e tij.

“70 breza kemi nxjerr këtu. Jam vetë pronar tokash, që ma ka zënë HEC-i dhe nuk pretendoj kurrë me shkul hidrocentralin. Kam qenë student e e jam pedagog në këtë univeristet. Kjo është qendër didaktike, bënim praktika e teori. Ja ku keni vend për të ndërtuar 10 shkolla sipër veterinarisë. Ju po prekni dhe keni shkatërruar universitetin dhe unë nuk flas për interesat e mia. Unë mbroj interesin e studentëve, të kishit ardh për bisedime me ne. Ne kemi duartrokitur masterplanin e kryeministrit. Ju kam votuar, ma thaftë Zoti dorën! Po të dëgjoj për respekt si nënkryetar bashkie, ndryshe s’të dëgjoj asnjë sekond”, tha ndër të tjera pedagogu.

Pavarësisht të gjithë kundërshtimeve, nënkryetari i Bashkisë Arbër Mazniku është shprehur i vendosur në ndërtimin e shkollës 9-vjeçare në zonën e projektuar. Sipas Maznikut shkolla do i shërbejë fëmijëve të zonës përreth, banorët e së cilës kanë të drejta dhe meritojnë të kenë një shkollë.

https://www.youtube.com/watch?v=uzrDmLYeS-I



6 Comments

  1. Larg qofte. Njesoj jane . Ata qe iken keta qe jane dhe ata qe do vijne. Ata i thafte Zoti megjith cfare kane.

  2. Per ate qe komenton si ne eterIpaemer,,,Ata qe iken, ata qe jane dhe ata qe do vijne, ……qe ne fillim te komentit Njesoj jane,,,,CUDI.Me ckandar, sy, veshe, e mendje e ben kete llogjike te heterenizimit te politikes ,,,njesoj, ,? Nga kush e pret ndryshimin? Ne ishim qe me mire kemi jetuar me ata qe ishin, sepse nuk kishim kaqe shume taksa e rritje cmimesh, e shoqeria po zhvillohej, me te mira e keqiat e saja, por me keta qe erdhen, a e din se ci kane bere ketij populli? Mblidhi tere bemat e vjedhjet, e gangsterrizmat qe ka bere e ben ky pushtet( nuk po ti numuroj per monotoni) e ku e ka cuar kete popull me shtrengimet e pa punesine ne vazhdim te rinise qe kerko pune. Sa vetevrasje nga prinder qe s;kane buke per femijet, se s;kane pune.Varferia eshte pasqyra me e mire qe tregon se si qeveris nje pushtet, keshtu qe ai qe mburr kete pushtet te mjerimit eshte kanibal i femijeve te vet e i tere popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *