• |
ide | kryesore

Ndryshimet në qeveri/ Reagon Berisha: Zëvendësoi Xhaçkën me Maznikun

Arkiva, Lajme, Të fundit
ndryshimet



Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste dhe ndryshimet në qeveri. Përmes një reagimi në Facebook, Berisha thotë se Rama është krenar për 1001 vjedhjet e qeverisë së tij. Ai shtoi gjithashtu se Rama ndihet krenar që ngjiti vendin në majat e korrupsionit dhe kapjes së shtetit në botë. Sipas Berishës, Rama është “krenar se zëvendësoi Xhaçkën e Mafies me Maznikun e Ndragetës. Krifcën e Ipardit me Denajn e kontrabandës”. Sipas Berishës ndryshimet u bënë për shkak të korrupsionit. 

“Sot në Asamblenë e Partisë së Krimit, Edi Rama shpërtheu me dënesë maja të krenarisë për njëmijë e një vjedhjet e tij dhe ekipit të tij.

Krenari se ngjiti vendin në majat e korrupsionit dhe kapjes së shtetit në botë.

Krenari për organizatën kriminale që drejton.

Krenari për vjedhjet e shekullit të djegësave dhe Inceneratorëve dhe Sterilizimit, e një mijë e një vjedhje të tjera.

Krenari për zëvendëskryeministrin në arrati.

Krenari për vjedhjen e trojeve të bregdetit me mafien e tij qeveritare të drogës.

Krenari për pasurinë e tij, familjes, sojit dhe qeveritarëve të tij.

Krenari për ndërtimin e rrugëve dhe punëve publike me çmime 10 herë më të larta se sa BE dhe se në 10 vite ka shpenzuar së paku 7 miliardë euro dhe ka ndërtuar pothuaj hiçin.

Krenari për majat e krimit që ka kapur.

Krenari për narkoshtetin e parë dhe të vetëm që ka ndërtuar në Europë.

Krenari se ngjiti shqipen gjuhë e dytë në botë me telefonat e kriptuar të bandave dhe krimit.

Krenari se shndërroi Shqipërinë në qendër operacionale të krimit të organizuar në rajon, Europë dhe në botë.

Krenare se ka emëruar në krye të rendit personin më të besuar të bandave dhe krimit shqiptar, Taulant Ballën.

Krenari për asgjësimin e zgjedhjeve të lira.

Krenari për zbrazjen e Shqipërisë, largimin e shqiptarëve nga vendi më shumë se ukrainasit në luftë!

Krenari se solli shqiptarët në njerëzit me rrogat më të ulta nga qytetarët me rrogat më të larta në rajon.

Krenari se mbajti 10 vite Shqipërinë jashtë BE.

Krenar se korruptoi dhe përdori kundër opozitës McGonigal.

Krenar se zëvendësoi Xhaçkën e Mafies me Maznikun e Ndragetës. Krifcën e Ipardit me Denaj e kontrabandës.

Krenari se mbështeti Ballkanin e Hapur dhe çdo projekt rus ne rajon.

Krenari se me karakterin e tij u shndërruan në sherrin e rajonit.

Krenari, dhe turp! Turp dhe krenari!” – shkruan Berisha në rrjetet sociale. /LAPSI.al



3 Comments

  1. I lumt trapi.
    Ti o sali zagari. S ke per ta pasur me shansi te besh emerime ne qeveri.
    E shumta do ndrosh mulin nga zvendes kryetar, do ta besh kamarier. Kaq ke ne dore ti.
    Te tjerat ne ender.

  2. ti o Sali non grada nuk ke fytyre e surrat te flasesh ti ndrosh mulin me thuthuqin nga pjata larsi kaq ke për te bir ne pushtet nuk ke për të ardhur kurrë më si qen do zvarrtesh rrugeve

  3. Hallall doktor! Te gjitha te vërteta dhe biles ke thënë pak. Çdo fjalë që ke thënë për këta të ka dalë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *