• |
ide | kryesore

Seks dhe para/ Sa kushtoi divorci i njeriut më të pasur në botë

Kryesore



Është pa pikën e dyshimit divorci më i kushtueshëm në historikun e të gjitha rasteve të zgjidhjes së martesave. MacKenzie Bezos, ish-bashkëshortja tashmë e themeluesit të kompanisë teknologjike shumëkombëshe “Amazon”, Jeff Bezos, mund të quhet me plot gojën një prej grave më të pasura në botë.

Njeriu i krimbur në “verdhushka” Jeff, tejkaloi çdo pritshmëri për sjellje “kalorsiake” duke dakorduar me MacKenzie-n një faturë divorci që arrin shifrën marramendëse të 35 miliardë dollarëve. Megjithatë, gruri duhet ndarë nga egjrat. Jeff-i do të mbetet aksioneri kryesor i gjigandit elektronik “Amazon”, duke ruajtur 75 % të aksioneve që zotëronte me ish-bashkëshorten, e cila do të përvetësojë vetëm 25 % të totalit, ndonëse teorikisht kishte të drejtën e përftimit të gjysmës së pasurisë në pronësi të çiftit Bezos.

Duke kaluar nga cektësia drejt thellësive, paradoksalisht ujërat nisin të turbullohen. Mbase, e zënë ngushtë prej “bujarisë shtangëse” të Jeff-it, MacKenzie i ka dhuruar atij të gjithë interesat që ajo zotëronte në të përditshmen amerikane, “Washington Post” dhe në kompaninë e zbulimeve hapësinore “Blue Origin”. Një shpagim deri-diku reciprok. “MacKenzie – shkruan Jeff-i në një postim në llogarinë e tij personale në rrjetin social ‘Twitter’- ishte një partnere, një aleate dhe një nënë e jashtëzakonshme. Ajo ishte e shkëlqyer dhe do kem gjithmonë diçka për të mësuar prej saj. E falenderoj për mbështetjen saj në këtë proces dhe mezi pres që të nisim një marrëdhënie të re mes nesh si miq dhe prindër.”

 

Ngjashëm, reagon në shenjë mirënjohjeje edhe MacKenzie: “Jam e kënaqur që procesi për zgjidhjen e martesës sime me Jeff-in ka përfunduar,” ka shkruar ajo fill pas deklaratës skajshmërisht dashamirëse të ish-të shoqit. Por, nuk supozohej aspak që të ndodhte kështu. Jo pas fotografive “hot” ku Jeff-i shfaqej në shoqërinë e Lauren Sanchez-it, një prezantueseje të njohur televizive. Jo pas zbulimit të beftë të kësaj tradhtie bashkëshortore. E mbi të gjitha, jo pas shantazhit të pësuar nga Jeff-i lidhur pikërisht me ato shkrepje, fillimisht të marra hajdutërisht e më pas të shfaqura faqe botës.

Shefi ekzekutiv i “Amazon”-it u martua me MacKenzie Tuttle-n në vitin 1993, gjashtë muaj pas takimit të tyre të parë në Nju Jork në fillmvjeshtën e vitit 1992. Jeff-i asokohe shërbente si nënkryetar i fondit “De Shaw & Co”, ndërsa ajo endej e patrazuar në kërkim të një angazhimi. MacKenzie, me origjinë nga San Franciskoja, është diplomuar për Letërsi me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Princeton-it, ku ka ndjekur gjithashtu edhe një kurs në lëndën e “Shkrimit Kreativ”, që udhëhiqej nga shkrimtarja e vlerësuar me çmimin e Nobelit, Toni Morrison.

Jetëshkrimi i MacKenzie-t përfundoi në duart e Jeff-it, i cili e thirri në një intervistë pune. Në përfundim, ajo e fitoi një vend të përshtatshëm pune dhe një ditë prej ditësh, me buzëqeshjen e saj ndjellëse, e ftoi punëdhënësin e saj për darkë. Tri muaj më pas, të ngazëllyer nga dashuria zyrtarizuan fejesën. Fryt i martesës së tyre janë katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë.

Në renditjen e përditësuar nga “Forbes”-i, MacKenzie zë tanimë fronin e gruas së 3-të më të kamur në botë, pas trashëgimtares së “l’Oreal”-it, Francoise Bettencourt dhe Alice Walton, vajzës së themeluesit të “Walmart”-it.

 

©LAPSI.AL



7 Comments

  1. Me shume se nga e shoqja ky mesoi nga armiku trump. Mesoi se kurre nuk eshte vone per nje grua trofe. Le te vazhdoje te shese brockulla moraliteti te the post tani te tipit “Democracy dies in darkness”.

  2. Pak fjale intiligjenteve.
    Ju duket vetja te ditur ,elokuente,deilrante,posesv,me humor ,po aq te djallezuar , hesap beres ,llogarites interesash,mashtrues,manipulues,dinake e te fshehte.Po kjo kategori kontrollon ndergjegjen ne shume
    pika te globit.Keto te ndrtur vdekje po kontrollokan ndergjegjen.
    Un qesh me budallallekun e tyre.
    Keta intligjente jane kaq injorante sa masin ndergjegjen e manipuluar,te kontrolluar .
    O Pyka truthare keni harru ZOTIN, prandaj jeni kaq injorante me intiligjencen tuaj idiote!
    Intiligjenca juaj do t,ju coje vetem ne vdekje te vdekshme !
    Kthehuni o te pabese ne jete!

  3. Un po ju them te gjithve ju te sukseshmeve.
    Po jetoni fundin tuaj!

    Mos harroni keto fjale te mia kudo ku jeni ne cdo skaj te globit.
    Gjithe periudha pasketaj eshte skena e hapur e deshtimit tuaj total me gjithe pushtetet tuaja te ndyra.
    Bota cdo dite do shikoje deshtimin tuaj!
    Pushteti juaj ishte vemje .Perqafojeni vdekjen tuaj per here te fundit fundrrina globale!

  4. 35 billion$ jo million. Megjithate llogaritej se ajo do perditonte me shume. Jeff llogaritet te kete gati 130 billion$ ne stoqet e amazon. Dhe thuhet qe kompanine e kane hapur te dy bashke ne mes te ’90

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *