• |
ide | kryesore

Grykësi që qesh me Elez Biberajn

1, Ide

Në një përpjekje të sforcuar për t’i mësuar Elez Biberajt “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, që nxënësi i vetëshpallur i Konicës pretendon se e njeh më mirë se kushdo, Edi Rama ndërmori të hënën një mision të pamundur.

Në formën e një letër përgjigjeje ai u përpoq të bindte publikun se drejtori legjendar i Zërit të Amerikës është një gazetar që nuk di të ndajë faktet nga opinionet, se ai flet me mendësinë e Saliut, se media që ai drejton i degradon standartet kur raporton për qeverinë e Rilindjes dhe në fund, se Biberaj i shkaktonte dhe të qeshura.

Deri këtu, nuk do kishte asnjë çudi në krahasim me të folurin që dëgjojnë përherë shqiptarët, sikur Rama të mos të tentonte t’i hynte një sfide edhe më të vështirë: Debatit nëse është e provueshme apo jo hajdutëria e tij.

Lexo më tej:

Ç’duhet të dini/ Pikat e forta të përplasjes Rama – Elez Biberaj

Me një vetësiguri për t’u admiruar ai citon frazën e Elez Biberajt: “Rama është bërë dukshëm më i korruptuar”, duke vijuar me pyetjen: “a e dini Ju se “i korruptuar” është akuzë ligjërisht e rëndë e jo opinion dhe a keni Ju ndonjë provë për ta mbështetur këtë akuzë”?!

Dhe duke nënvizuar hendekun e vjetër po aq sa  profesioni i gazetarit, atë mes fakteve dhe opinioneve, Rama përpiqet t’i hedhë hi syve publikut se Biberaj nuk jep dot prova, se ai e ka përdorur në mënyrë të gabuar termin “i korruptuar” dhe se për këtë arsye, ai, ose ka shkelur në dërrasë të kalbur si profesionist, ose është përdorur si militant i kamufluar.

Pra, mesazhi që shefi i qeverisë do të përçojë është i qartë: Deri sa nuk ka një fakt se unë kam vjedhur, deri sa nuk ka një foto timen me para në dorë, asnjë filmim duke bërë korrupsion, asnjë dokument të parave të mia në parajsa fiskale, ai mund të më kritikojë sa të dojë politikisht, por nuk mund të shpifë për mua.

Me shpresën se kjo lojë me konceptet gazetareske do ta bindë publikun Edi Rama ka pranuar të quhet, arrogant apo autoritar, por kurrësesi hajdut.

Por edhe po të përpiqesh të ndjekësh logjikën e tij, kryeministri nuk del aspak i fituar. Sepse ndryshe nga sa pretendon ai, gazetari nuk e ka lëshuar epitetin “i korruptuar” pa e mbështetur askund. Nëse lexohet i plotë shkrimi i Biberajt, e argumenton plotësisht atë.

Sepse duke përmendur tenderat pa garë për kontratat qindra milionëshe që marrin klientët e qeverisë, marëdhëniet okulte me biznesmenët që deformojnë procesin vendimarrës,  shkeljen e rregullave bazë të lojës duke prishur konkurencën në treg, Biberaj arrin në përfundimin se Rama është kreu i një regjimi kleptokratik.

A quhet “i korruptuar” njeriu që e gjen veten në majën e kësaj piramide?

Kjo është pyetja bazë që duhej ngritur pas shkrimit të drejtorit të VOA-së. Nëse do të ishte i pastër, me ndërgjegjje të qetë dhe i bindur në virgjërinë e tij morale, Rama nuk do të mbrohej pas alibisë se për të ende nuk ekzistojnë, prova, foto apo dokumenta me para në dorë. Po të ishte burrë, ai do përgënjeshtronte njëra pas tjetrës akuzat për tendera pa konkurencë, ato për dhjetë biznesmenë që ndikojnë qeverinë dhe fitojnë prej saj, ato për paranë publike që prokurohet sipas interesave të tyre, ato për shkeljen e rregullave të lojës, që të gjitha të thëna me dhjetra herë edhe prej institucioneve ndërkombëtare.

Edi Rama e ka të pamundur t’i mohojë këto të vërteta që e vizatojnë atë si një lider të korruptuar. Prandaj ai përpiqet të dredhojë dhe ta fusë publikun në debatin profesional, të hendekut që ndan faktet nga opinionet.

Por, këtu, është ai që të bën për të qeshur. Sepse çdokush që e njeh “gjuhën e gazetarisë së vërtetë”, po të lexonte portretin e mësipërm, do t’i kishte vënë liderit tonë epitetin që s’ia kurseu Elez Biberaj. Ai e meriton atë. Madje më shumë se “opinionet” autoritar dhe arrogant. 

©Lapsi.al

23 Comments

  1. Si gjithmone,edhe ne akuzat e Zotit Elez Biberaj,Edvin D’Rama nuk pranon asgje!Eshte i semure psiqik,ka nje realitet te deformuar Edvin D’Rama per gjithshka,apo Qeveria e tij dhe ai vete jan te zhytur aq thelle ne korrupsion,sa ai duhet te mashtroi patjeter,ndryshe i ben varrin vetes?Qe merr vendime vetem nen efektin e droges,kjo dihet prej kohesh nga te gjith.Aferat korruptive ne kohen qe Edvin D’Rama eshte Kryeminister jan te fresketa,sepse gati çdo muaj(ndoshta çdo Jave) kemi te bejm me nje afere korruptive te bandes se “rilindjes”.
    Nese Z.Elez Biberaj ka akuzuar ne pergjithesi,marrim nje akuze konkrete nga Fatos Lubonja,akuze qe
    Edvin D’Rama akoma nuk i eshte pergjigjur,si nje provë konkrete qe mbeshtet etiketimin si i korruptuar,
    qe ne fillese te karrieres se tij politike.Me kot nuk thone,si ta nisesh do ta bitisesh.
    “F.Lubonja,dikur mik i Edi Ramës, kujton që kur ky i fundit ishte pedagog i Institutit të Arteve, bashkë me të ngjashmit e tij, dhanënë mjediset e këtij universiteti një kioskë me qera, ku në këmbim pronari u jepte drekat dhe darkat falas. Madje siç ndodh rëndomkujton Lubonja, kjoska ku tregtohej paçe dhe fasule, u zbukurua në mure edhe me pikturat e Edi Ramës. Kur u bë ministër Kulture në 1998 dhe kishte më shumë në dorë, ai idha ambjentet e Akademisë si lokal, “House of Arts”, për mikun e tij, sot deputet i PS,Fidel Ylli.Por, Lubonja tregon edhe një histori tjetër sinjifikative (të shoqëruar me dokumenta) që zbulon mendësinë e vërtetë tëkryeministrit aktual: batakçillëkun e tij me Bingo Yllin, e futur në Teatrin Kombëtar, që Rama sot do ta shembë për të humbur
    gjurmët. Sipas Ligjit të kohës, për sipërfaqet që i kalonin mbi 500 m2, dhënien me qera të një institucioni duhet ta firmosteMinistria e Ekonomisë. Por ç’bëri Rama si ministër kulture? Falsifikoi dokumentat, nga 575 m2 në më pak se 500, dhe e nënshkroivetë kontratën që i lejonte Bingo Yllit të ushtronte aktivitet tek Teatri Kombëtar. Cili qe rezultati? Nga 74 mijë USD në vit që përfitonteteatri, me kontratën e Ramës merrte vetëm 4 milionë lek në vit”!

  2. Kemi nje kryeminister qe nuk jep pergjigje dhe nje kryeprokurore qe as nuk guxon te ngreje pyetje, per konstatimet e biberajt. Po e kerkon nominal raportin e radhes se DASH me duket, se ky nuk ka asnje reflektim personal kur thuhet edhe ne raporte zyrtare,nderkombetare qe qeveria eshte rende e korruptuar. “Mos na beni tju denojme publikisht”

  3. merikes, institucion i financuar nga qeveria Amerikane, qe me jete gjatesine e saja ka treguar gjithemone realitetin e shteteve por sidomos te europes jug lindore. Te dyshosh, te besh alibira, e justifikime per ti shpetuar realitetit te denoncimeve nga kjo radi presticioze, do te thote qe ti konder vihesh te tereve, ashtu sic po vepron guaku, yne KM, qe me prapanicen zbuluar, e surratin e cjerre nga korrupsioni, e maskarades pushtetare te komandimit te institucioneve vetem nga ai, na ben loje fjalesh, e tregon perralla por dhe presione, qe si e si te shpetoi nga bataku qe ka ngritur vete. Jam plotesisht me artikull shkruesin, z Bushati, per perceptimin e sakte te komunikimit te idiotit Rama.

  4. Ai i tha, dhe ai ia ktheu….. me kto thashetheme rrijne gjithe diten tu tjerr lesh mileti ne Shqypni.
    Ne ndryshim nga njerezit e thjeshte, Bushati kete e bo pe pare, sic e bo edhe Mero gelbaza, Tos gjithedituri, Tur avdalli, Shkullak talibani etj.
    Shkoni me kara boni nonji pune se sju ka thone njeri puna mbare qysh sa keni le.

  5. Bushati i referohet Biberajt si idhulli i gazetarise. Dihet qe Biberaj ne ate pune vetem si proffessionist nuk eshte. Dhe jo vetem profesionist qe nuk eshte, po edhe realitetin shqiptar e ndjek nga mediat. Ska qene ne Shqiperi fare. FARE.

    Biberaj ne tete vitet e para te Berishes (qeveri tallava qe kulmoi me firmat piramidale) dhe ne tete vitet e Nanos ku vjedhja u be sistem dhe ne tete vjetet e dyta te Berishes ku njerezit u hodhen ne ajer ne Gerdec e u vrane me duar ne xhepa, nuk foli.

    Biberaj ti ngrinte ato akuza per Trumpin ketu ne amerike do kishte ndonji padi multimilioneshe mbas qafe. Po rri ne amerike dhe ia fut si kau peles se helbete Shqiperi hesapi.

  6. Po pse e degjoni Elez Biberajn,ai sipas ketyre morrave te kuq eshte i arratisur ne Amerike ,ka folur keq per partine dhe udheheqsin legendar,nuk merr vesh si gazetar ,sepse -Zeri Amerikes-te kishte marre me mire -Mero Gelbazen -dhe ta vinte drejtor,jo kete.Nje nga keta morrat e kuq thote qe nuk e njeh ralitetin shqiptar .Ky morr i kuq nuk e di qe qeveria amerikane i ka bere -”Skanerin”-qe para 100 vjeteve dhe me shume ketij vendi dhe ketij populli.Dhe z Biberaj ka shkruar nje ralitet per kete -psiko skizofren-dhe nuk ka shtuar as dhe nje gje tjeter nga veprimet ,mashtrimet ,korupsionet ,arrogancen e tij .

  7. Si prioritet në vetingun e drejtësisë, u vu hetimi i pasurive të juristëve që nuk justifikohen me pagat e tyre.
    Me vetingun ju është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit disa dhjetra prokurorëve e gjykatësve për faktin se edhe se kanë pasur pasuri të trashëguara, kanë qenë të pakujdesshëm për ti dokumentuar ato e vlera e “abuzimeve” për të cilat janë akuzuar, shkon në disa milionë lekë të vjetra.
    Tani le ti kthehemi “të pa korruptuarit” Rama i cili pretendon se për te nuk ka “prova”
    A nuk është një “provë” korrupsioni që Rama dy vjet pasi u bë kryeministër, kur kishte deklaruar se në bankë kishte vetëm 3 mijë euro “kursime”, ndërtoi sarajet e tij të kushtueshme në Surrel ?
    Mashtrimi publik është pjesë e korrupsionit.
    A nuk mashtroi ai paturpësisht publikisht kur deklaroi se avionat e trafikut të drogës janë mushkonja ?
    Duke e akuzuar Ramën z Biberaj për korrupsion, është treguar i “kujdesshëm” pasi Rama është akuzuar për bashkëpunim me krimin, për faktin se ka përzgjedhur në ekipin e tij njerëz me të kaluar kriminale, deputetë, kryetarë bashkie e ministra e jo vetëm i ka përzgjedhur vetë, por i ju ka dalë atyre haptazi në mbrojtje nga drejtësia. Kodi penal konsideron si krim, jo vetëm kryrësit e krimeve, por edhe mbështetësit e tyre me cilësimin “bashlëpunues me krimin”
    Nëse prokuroria e kapur prej tij, nuk i ka hetuar ato denoncime që janë bërë nga mediat shqiptare e të huaja , për KRIMET e vjedhjeve të parave në koncesione, blerjen e votave me para droge, e politikat selektive diskriminuese për mijra qytetarë shqiptarë me pasoja që kanë shkuar deri në vetëvrasje, në fakt kemi të bëjmë jo vetëm thjeshtë për korrupsion, por për krim të dyfishtë.
    Pasi ke bërë krime, e thellon fajin duke përfituar nga pushteti për ta fshehur ate.

  8. Nje bire kurvi, i degjeneruar menderisht, ben diversion, qe me linkun e qe kam ne kete portal, XIXA, te dale ete thote te kundertat e mendimit tim me te tijet, sigurisht, sepse ky qen bire qeni, e din shume mire se sa gazetare e sa lufte per demokracine per shqiperine ka bere Elez Biberaj. Kejo fare, e soje e keqe e ketyre kulisheve te morrit te kuq, dihet qe nuk u vjen mire kur u kritikohet padroni, e kur u trgohen maskaralleqet, qe vec keta dine ti bejne. Idioti Rama, e sulmonte, i bente dhe presion se i kerkonte fakte, e jo pergjime, por fakt me te madh se eshte populli ska ku e gjene, e gjendja ne te cilen e ka cuar katili rilindas.

  9. O Bushat po si nuk ke turp o bure qe krahason Edi Ramen me Elez Sali Berishen ,po ti nuk e sheh qe Elezi eshte si Cim Peka sherbetore te familjes Berisha aq nuk e kuptoni .

    1. Vërtet si nuk ka turp Bushati? …… që plehra si ti i lejon të lehin e të ndyjnë portalin.

    1. Edhe Gjergj Kastrioti eshte malok o ti,qe emrin e Emiliano e shkruan emiljano!
      Paragjykime te tilla krahinore,kan injorantet dhe antishqiptaret.

      1. na hongsh karin si lopa barin o malok shpellar qe lahesh nje here ne muaj. ju duheni djeg me acid fare e keqe

  10. Albi,Bushati e kupton dhe e di mire se kush eshte E.Biberaj,por i shkruan keto per te mbajtur ne ekstaze stalinin,xixen,(k)arin&kompani…

  11. O popull Karr mos u merni me Elez Biberaj e Andi Bushatin po dilni ne rruge te hiqni hajdutin qe po ju vjedh perdite leket bashke me Spiro_kalin

  12. O penicilina qe e ke ne bithe bashke me xixen time, andaj na kerce ne xhdo koment. Me kete komentin e fundit, duket qe kerrma e morrave te kuq, por qe do vije koha qe te shtypet koka. Per kete s;kemi faj se je pa pike kulture e botekuptimi. Keshtu na e paraqet gojorja jote origjinen e faren e llucit nga na ke ardhe.

  13. Jetojmë te “Shqipëria që duam”, që duhet përkthyer në ” Shqipëria në humnerë.” Timonieri, që nget makinën pa qënë shofer, ekonomist as jurist dhe duke përdorur doza të forta kokaine, nuk mundi të bënte asgjë të mirë për këtë vend, përveçse , u pasurua vetë dhe diasa oligarkë rreth tij. Një narcist malinj, nuk ka se si të pranojë se ai ka bërë e bën faje çdo ditë. Sëmundja nuk ia lejon. Kazanët, kadrinjtë, euro – kazanët dhe Informacionet që merr Zëri i Amerikës nga Kazanët e shqipes, krijojnë kazanin e madh që derdhin helm kundër njeriut “Krejt të pafajshëm”. Vetëm ERTV-ja dhe shkrimet e të zotit të kësaj biçim medie nuk quhen kazan. Kazani janë të tjerët, sipas tij. Dhe kjo mjafton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu