• |
ide | kryesore

Video/ Shihni çfarë rrahje masive në fushë: arrestohet tre futbollistë

Sport, Video



Në Brazil ka përfunduar me një rrahje të stilit Far West gjysëmfinalja e kampionatit të shtetit të Goias, mes Atletico Goianense e Vila Nova. Gjithcka nisi kur lojtarët e Vila Nova, pas përfundimit të ndeshjes, u sulën mbi sulmuesin kundërshtar Pedro Raul që po festonte, sipas atyre në mënyrë provokuese, kualifikimin për në finale. Shokët e tjerë të skuadrës dhe drejtuesit e futbollistit të sulmuar, kanë ndërhyrë për ta mbrojtur, duke shkaktuar kështu një kaos total me grushta, shuplaka e shkelma, aq sa policia është detyruar të përdorë gaz me piper për të rivendosur qetësinë. Bilanci: gjashtë të arrestuar, ndër të cilët tre futbollistë të Vila Nova.

https://www.youtube.com/watch?v=7mdBbyAcMos



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *