• |
ide | kryesore

Provokimi i këngëtarit Gigi D’Alessio: “Çfarë i duhet Napolit të jetë më i mirë se Juventus? Duhet të blejë një arbitër…”

Sport



Pyetja: “Gigi, cfarë i duhet të bëjë këtij Napoli për të qenë vërtetë më i fortë se Juve?”. Përgjigja: “Sipas meje kemi nevojë të blejmë një arbitër”. Këngëtari napoletan ka reaguar, me një provokim të hapur për favore arbitrale të bardhezinjve në Serie A: një batutë që do të futet absolutisht në historinë e rivalitetit mes Napolit e Juventus. Më pas, D’Alessio e shoqëroi me të qeshur, duke qenë se ishte një batutë, thumbuese, por gjithnjë një batutë.

Si i apasionuar për futbollit, Gigi D’Alessio nuk u ndal me aq: “Le të themi se Napoli nuk ka vazhdimsi – vijoi m pas me seriozitet -, pòr Ancelotti po bën një punë shumë të mirë, ka brë të luajë e gjithë skuadra, në ndryshim nga Sarri, pa i hequr meritën ish-trajnerit për vendosjen e piketave shumë të rëndësishme”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *