• |
ide | kryesore

‘Vendi në emergjencë kombëtare’/ Basha: Grabitja e milionave dje tregues i nivelit të sigurisë

Lajme, Të fundit



Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Lulzim Basha komentoi grabitjen spektakolare të një dite më parë dhe akuzoi policinë se nuk po bën detyrat e saj. Basha tha se policia hedh gaz lotsjellës në shtëpitë e shqiptarëve për t’i prishur ato, por grabitjet si ajo e djeshmja nuk i ndalon dot.

“Në vend s’ka rend publik e siguri, policia është kthyer në një bandë që e ka lënë të lirë krimin dhe po dhunon në mënyrë shtazarake qytetarët. Dje policia hyri brenda banesave te Bregu i Lumit dhe hodhi gaz lotsjellës brenda shtëpive ku ishin edhe fëmijë të mitur. Tre qytetarë shkuan me fraktura në spital, 10 qytetarë u shoqëruan. Polica po përdoret vetëm për një qëllim, luftë kundër popullit dhe njerëzve të pafajshëm që mbrojnë shtëpitë e tyre”,- tha ai.

E gjitha kjo sipas Bashës, ndodh sepse qeveria ka bërë pakt me krimin. Ai ftoi shqiptarët në protestën e 13 Prillit për t’i dhënë fund këtyre lidhjeve. Basha tha ndër të tjera se vendi sot është në emergjencë kombëtare.

“Vrasjet, tritoli dhe grabitjet me armë po trondisin sigurinë mes qyteteve tona. Kur në Rinas që është zona me sigurinë më të lartë grabitet avioni i linjës ndërkombëtare në mes të ditës, çdo kush e kupton se në çfarë niveli është policia e në çfarë niveli është katandisur siguria. Kjo ndodh se shteti ka rënë. Arsyeja kryesore e rënies së shtetit është pakti mes krimit dhe qeverisë ilegjitime. Dhënia fund e këtij regjimi është sot emergjencë kombëtare, ndaj protestojmë të shtunën”,- tha Basha.



10 Comments

  1. Ministri I Brebdshem ose Drejtori I Pordhicise duhet te japin doreheqje! 3 sulme ne drejtim te aeroportit te vetem dhe nderkombetar ne Rinas dhe asnje mase efikase policore. Cfare sigurie u ofrohet udherareve qe tashme duhet te mesohen me makthin qe kriminele apo terroriste hyjne direkt ne piste apo ne bord te avionit???? Dhe pa bere check in fare…. what the fuck

  2. Luli eshte ne merak te madh per rendin ne vend. Fundja e ka treguar veten, se kur ishte vet minister rendi, ishte aq i rrept sa vetem po te bertisje posht dritares se shefit te tij te kepuste koqen e plumbit. Kishte shtet ateher or taj.

  3. Te besh diferencat e krimit , ne qeverine demokratike, me keto qe kane ndodhur e ndodhin, jane shume larg me njera tjetren, sepse numuri i krimeve, e vjedhjeve me te sotemen ne kete pushtet te drogemeneve eshte shume here me i madh,. Ne qeverine e Berishes u kapen me dhjetra grupe bandash e u denun, kurse ne kete pushtet, ato jo qe u kapen , por ushtuan edhe me sasise e droges. Pra ju sektista, ambicioze te se mires qe ju erreson syte e ndergjegjen , mendoni me shume per te ardhemen e femijeve , se sa per keta pusht_ sektare qe drejtojne sot. Persa i perket ankthit qe ka ky humba emeri Ipaemer, se c;tha z,,Palmer, nuk ka nevoje ta thote Basha sepse jua tha vete ai, por ju kur nuk doni te kuptoni, ose beni sikur s;kuptoni, kjo eshte ne kodoshllekun tuj te origjines e politikes se kurvave rilindase.

  4. JU qe flisni me keq se Luli, aeroporti eshte dhene kompanise kineze per ruajtje te saje, edhe policia nuk ka te drejte te ushtroje asnje vemrimtari vetem as koncisioneri kerkon ndihme atehere, prandaj edhe lufta ishte midis bandes edhe policine jashte aeroportit , ka regulla edhe mos fluturoni me preshe ne bythe, se ne keni care karin cdo vrasje e beni politike, cdo vjedhje e beni politike,

  5. Lexoni byroistin e PD kur thote qeveria demokratike nr i krimeve ishte me i ulet me statistikat e shqupit,po ky rrotKari harron krimet shteterore te bera ne qeverine demokratike kur salihu dhe lulu dogjen te gjalle 26 njerez dhe gjysem te gjalle 300njerez pastaj kater njerez ne shesh te vdekur dhe disa te plagosur dhe ne fund salihu i quajti aksident teknologjik,dhe ky byroist bythlepires i standartit te larte vazhdon lepirjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *