• |
ide | kryesore

“Salah bombavënës”: Liverpool i tërbuar me shprehjen e racizimin, tifozët e Chelsea në telashe

Sport, Video



Ajo që ndodhi në Pragë ka lënë një shije të keqe në të gjithë Anglinë. E këtë e kanë provokuar koret e turpshme qtë disa tifozëve të Chelsea, në transfertën në Pragë për Europa League, kundër Mohamed Salah. Në një video, shihen e dëgjohen disa mbështetës të Blues të këndojnë kundër egjiptianit të Liverpool, duke e përcaktuar “bombëvënës,” për shkak të origjinës së tij islamike. Të identifikuar nga klubi londinez, ata janë përjashtuar nga ndeshja e kthimit me Slavia e i është tërhequr abonimi. Por ka edhe më shumë. Liverpool ka nxjerrë një komunikatë në të cilën kërkon të nmerren masa, sepse të dielën do të luhet pikërisht në Anfield sfida e Premier League mes Reds e londinezëve.

KOMUNIKATA E LIVERPOOL
“Video që qarkullon në rrjet, që tregon koret diskriminuese drejtuar një lojtari tonë, është e rrezikshme dhe shqetësuese. – shrkuhet aty – . Në këtë sezon kemi asistuar në episode diskriminuese në stadiume në Angli, në Europa e në të gjithë botën; akte të regjistruar e publikuar përmes telefonëve. Jemi edhe dëshmitarë të sulmueve të urryeshme në rrjetet sociale. Kjo lloj sjellje duhet quajtur si është: fanatizëm i pastër. Liverpool Football Club konsideron që është detyrë e autoriteteve të ndërhyjnë në mënyrë urgjente me të gjiha procedurat e nevojshme për të identifikuar dhe ndëshkuar cilindo që kryen një krim të tillë. Në futboll e në shoqërinë civile nuk ka hapësirë për këto veprime. Viktimat e kësaj nuk janë individët, por kolektiviteti, kështu që ka nevojë për një reagim. Për sa i përket episodit të fundit, klubi po punon me policinë për të qartësuar faktet e ndodhura rreth kësaj video, deri në identifikimin e tyre. Po bashkëpunojmë me Chelsea Football Club mbi ngjarjen. E falenderojmë Chelsea për dënimin që I kanë bërë dhe impenjimit për të vepruar menjëherë për të zbuluar fajtorët”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *