• |
ide | kryesore

Basha në mbyllje të protestës: Populli ka vulosur fundin e Ramës

Lajme, Të fundit



Pas 4 orësh protestë, kryedemokrati Lulzim Basha mbylli protestën e opozitës së bashkuar. Basha tha se fundi i Edi Ramës tashmë është firmosur, ndërsa opozita e bashkuar do të vijojë betejën për të çliruar Shqipërinë në çdo cep të saj.

“Nuk ia doli dot të na mundë dhe megjithë sfidën e motit ne ia dolëm, të mbanim sot protestën më të madhe që ka njohur Kombi shqiptar. Jemi të vendosur për t’i shkuar betejës deri në fund. Deri në fitore. Qeveria kriminale që mbahet me forcën e paratë e krimit, sot u soll si pushtues ndaj qytetarëve, e pra le ta di se asnjë veprim i kundraligjshëm nuk ka për të patur sukses, fundi i Ramës është firmosur e vulosur nga popullit sovran. Tik-tak, tik-tak, tik-tak , tik-tak ..

Përgjigjja e sotme përmes bashkimit më të madh për një kauzë jetike, si demokracia e vërtetë do të vazhdojë ditë e natë. Sjelljes prej pushtuesi Rama e klika e tij kriminale do të marrë përgjigjen e merituar cdo ditë e cdo natë kudo ku ndodhen shqiptarët e lirë. Ndaj le ta vzhdojmë këtë betejë, jemi në rrugën e sigurtë. Jemi shumica morale, politike e fizike e shqiptarëve të bashkuar, dhe nesër me zgjedhje të lira e të ndershme me zotimin për të ndërtuar mbi gërmadhat e tiranisë vlerat e demokracisë.

Ne do bëjmë të mundur që cdo sakrificë të kujtohet me krenari e mirënjohje si themeli i Shqipërisë së vërtetë europiane. Ndaj le ti marrin me vete, gjithcka përjetuam sot për t’i shkuar betejës deri në fund. Ne nuk e ulëm kokën, u cuam, protestuam e fituam. Le të kumbojë ky mesazh në fitoren e betejës tonë, të bëhemi gati për clirimin e Shqipërisë në cdo cep të saj, nga klika kriminale e Edi Ramës. Sovrani foli sot, vendosi se shumica e sotme do të jetë nesër shumica e njerëzve me dinjitet që do të ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre e jo në emigracion. Ndërsa Shqipëria e kriminelëve, do të varroset”. – u shpreh Basha.



15 Comments

  1. Boll se jeni kthyer ne qesharake,mblidhni mendjen dhe hyni ne zgjedhje se nuk rrezohet Rama me 2-3 mije militante dhe mos e kendo me himnin o Bash se na e shpife…

  2. Dhe kete rradhe na shpetoje rama,por pese police I cuam ne spital sot,kjo ishte nje copez bisede ndermjet shpellareve te salihut dhe luluse,e pate ne ishim me mire se shoket tone ne Beograd,parate I morem cimi dhe bardhi ishin korrekt me pagesat

  3. Edhe hymin nuk e dinte loqja,e cfare beri..nje vrime ne uje beri.Gjith kjo pune eshte qe Saliu te shpetoje bythen.U lodh populli duke bere shfaqje te origjines banditeske dhe pirateske para botes.Nqs Rama eshte i korruptuar duhet hequr,Hiqeni me vote dhe me argumenta,jo me Fazllicin dhe Haxhi Qamilin.Shkoni flini tani sa te ktheje nje birre une fshatari i Novoseles qe erdha me autobuz dhe nuk di se ku te fle tani….ndoshta tek shtepia e Monikes.

  4. Gjith kto burra shiteni per nje sufllaqe ! Vini syze se do qerroheni para kompjuterit duke ber komente ne cdo portal ! Dhe mos harroni ne dark , grat tek cunat e partis se jan per striptizem ! Hajd mos beni kshu se vdisni tjua qi pak gruan partia! Parti Enver grat i kemi gati kurdoher

  5. Kur e pashe Bashen prape duke kendu himnin kombetar, mbeta pa fjale. O Demokrate, jepini krahet ketij çunaku pallatesh dhe zgjidhni nje burre shteti tju drejtoje. Edhe ju vete e keni kuptuar, nese jeni te sinqerte me vehten se ky nuk ben o vlla. Nje shqelm bytheve Lulit dhe zgjidhni nje tjeter tju Jua them me pasterti.

  6. Po kur filloni e bertisni Rama IK dhe nuk ju shoqerojne me shume se 50veta, a e kuptoni qe jeni katandis keq?

    Po patet bythe, fitoni zgjedhjet vendore dhe mos na cani trapin.

  7. Lulu mbas protestes u largua nga Rinasi per ne holland me avion personal me parate e tropojanit,per te mare pjese ne parlamentin hollandez qe do diskutoje per vizat per shqiperine ku ky loqja do japi fakte,rrallen tjeter do e shporrim ramen

  8. Ik mor debil ke paguar 200vete qe zihen me policine dhe thua po pulli populli populli, shko ne zgjedhje dhe shife popullin mor Haxhi Qamil.

  9. Me 13 Prill Rama do hiki. I ka vdek nona asaj pune.

    Kshu osht kur bojn politike kllufa si ky basha.
    Deri tashi as ke kokrat e koqeve nuk i keni ardh rames, jo mo me e rrezu.

    O trongull i berishes , testi juj jan zgjedhjet lokale . aty do shifni se sa osht forca juj. Me ato 2000 veta qi mbledh ti cdo jave ma shum i bo keq vetes se sa rrexon ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *