• |
ide | kryesore

Pronari kap në flagrancë atentatorët e vjedhjes së targave të makinës, policia nis hetimet

Lajme, Të fundit

Në orët e para të ditës së sotme, disa persona të identifikuar kanë tentuar të vjedhin targat e një automjeti të tipit “Ford Focus”, në fshatin Memaliaj të Tepelenës. Autorët janë kapur në flagrancë nga pronari i automjetit, të parkuar pranë banesës së tij.

Zotëruesi i “Ford Focus”it i ka ndjekur atentatorët për disa metra, duke i detyruar që të hedhin targat e vjedhura dhe të largoheshi n nga vendngjarja. Dyshohet se targat do të përdoreshin për veprimtari të paligjshme, siç janë: transporti i lëndëve narkotike apo grabitje. Pas marrjes së denoncimit të qytetarit të cënuar, Policisë në Memaliaj ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu