• |
ide | kryesore

Vdekja e Emiliano Sala, Cardiff: “Nuk do të paguajmë asnjë penny”

Sport



Kanë kaluar tashmë tre muaj nga zhdukja tragjike e Emiliano Sala, por cështja e merkatos mes Nantes e Cardiff nuk ka ndërmend të zgjidhet. Vdekja e sulmuesit argjentinas, për shkak të rrëzimit të avionit mbi Kanalin e La Manshit vazhdon të krijojë polemika mes dy shoqërive, që ishin duke mbyllur tratativën që do të sillte Sala në Uells për 15 milionë stërlina. Para që tani Nantes i pretendon, por që Cardiff nuk ka ndërmend ta paguajë.

Klubi i Premier League deri tani ka refuzuar të paguajë, kështu që Nantes bëri denoncimin në Fifa, që i ka kërkuar klubeve dokumentat e tratativës. Pasi presidenti i Fifa, Gianni Infantino, kishte hedhur idenë se shoqërirë duhet ta zgjidhnin mes tyre, Cardiffkishte propozuar një takim me Nantes, por tani situata ka precipituar e me shumë mundësi do ti duhet Fifa-s ta vendosë.

Sipas asaj që raporton The Sun, Cardiff ka përcaktuar pozicionin e tij tek organet e Fifa, duke e motivuar me faktin se nuk ka depozituar asnjë document që të dëshmojë zyrtarisht blerjen e lojtarit, që nuk ishte regjistruar si një lojtar i Premier. “Nuk do të paguajmë asnjë penny” bën të ditur Cardiff.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *