• |
ide | kryesore

Video / Ajax i mrekullive, pas Real Madrid nxjerr jashtë Champions edhe Juventus. Në gjysmëfinale edhe Barcelona

F1, Sport



Në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, Juventus humb në shtëpi kundër Ajax dhe eliminohet pas 1-1 të vajtjes. Në Stadium, skuadra e Allegri dorëzohet 2-1 pas avantazhit të minutës së 28 falë një goditje me kokë të Cristiano Ronaldo. Holandezët nuk vonuan më shumë se 6′ minuta për të barazuar shifrat me Van De Beek në të 34′-ën. Në pjesën e dytë De Light në të 68′-ën shënoi golin e dytë për të tijtë që tashmë fluturojnë në gjysmëfinale. Kështu pas eliminimit të Real Madrid djemtë e Ten Hag eliminojnë një tjetër kundërshtar të fortë si Juventus me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Në takimin tjetër të luajtur sot, Barcelona rikthehet në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve pas tri eliminimeve radhazi në çerekfinale, pas fitores 3-0 pa histori ndaj një Manchester United të mundur që në vajtje 1-0. Protagonist i jashtëzakonshëm i mbrëmjes së Camp Nou ishte Lionel Messi që më në fund e ka thyer mallkimin e fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke shënuar për herë të parë pas plot gjashtë viteve. Pleshti finalizoi një super goditje në minutën e 16′ për të komletuar dygolëshin në të 20′-ën. Phillipe Coutinho ishte autori i golit të tretë që vulosi dhe rezultatin e takimit.

https://clips.clippit.tv/apdmna/360.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *