• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Agnelli konfirmon Allegri: tekniku ka kthyer përgjigje para ndeshjes me Ajax

Sport



Juventus do të shkojë përpara me Massimiliano Allegri, pavarësisht eleminimit nga Champions League, në cerekfinale përballë Ajax. Në komunikimin pas ndeshjes presidenti Andrea Agnelli ka konfirmuar në fakt idenë e vazhdimit të ciklit të livornezit. “Me Allegri në pankinë”, kanë qenë fjalët e presidentit juventin.

Këtë hipotezë e ka përforcuar edhe tekniku i bardhezinjve, pavarësisht zhgënjimit të madh të tifozëve për eleminimin në shtëpi nga hollandezët. Në fakt, sipas asaj që tregon tekniku, vendimi është marrë që më parë, me Allegri që ka kthyer përgjigje pozitive për të vazhduar drejtimin e kampionëve të Italisë, përpara se të luhej ndeshja në Stadium, e kur rezultati i sfidës në Johan Cruijff Arena ishte premtues: “Dy ditë më parë kam folur me presidentin Agnelli, do të takohemi në ditët e ardhshme për të programuar të ardhmen. I kasha thënë që më parë që do të qendroja”.

E ardhmja e Allegri quhet Juventus, të paktën sipas atyre që thuhen në të nxehtë pas ndeshjes. Tekniku dhe Agnelli do të shihen për të diskutuar termat e kontratës së re, sepse ajo aktuale përfundon më 2020, si dhe për projektin e ri bardhezi, edhe pse ndjesia është se ky eleminim nuk mund të kalojë pa u ndjerë dhe Allegri e di mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *