• |
ide | kryesore

Hahn: Po mbajmë nën monitorim Shqipërinë si po zgjidh çështjen e pronave

Lajme, Të fundit

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Komisionin Europian, Johannes Hahn, në një intervistë për DW thotë se ligjet për të drejtat e pronës në Shqipëri kanë dobësi ligjore dhe teknike.

“Problemet që kanë të bëjnë me të drejtat e pronës janë në fakt një çështje komplekse dhe e vjetër në Shqipëri, që shkon pas në vite, në kohën e rënies së regjimit komunist. Përmbyllja e sigurisë ligjore dhe qartësia e titujve të pronësisë nuk është arritur ende plotësisht, pavarësisht nga vazhdimi i përpjekjeve për arritjen e tyre.

Copëzimi, fragmentarizimi ligjor, zbrazëtitë në sistemin e regjistrimit dhe zbatimin e ligjit në këtë fushë mbeten të adresohen në të gjithë vendin. Komisioni Europian është i vetëdijshëm për shqetësimet ndaj vendimeve të fundit, të miratuara nga qeveria shqiptare, lidhur me menaxhimin e tokës përgjatë zonës jugore bregdetare dhe vazhdon të angazhohet me autoritetet kompetente në këtë drejtim” – thotë ndër të tjera Hahn.

“Të drejtat e pronësisë po monitorohen nga BE si pjesë e kuadrit të të drejtave themelore të njeriut. Komisioni Europian po shqyrton mundësitë ta mbështesë Shqipërinë në trajtimin e situatës problematike lidhur me të drejtën e pronës, në linjë me standardet ndërkombëtare” – shton ai.

“Çështjet e pazgjidhura në këtë fushë kanë një efekt negativ në të drejtën e individit ndaj pronës dhe në gëzimin paqësor të saj, duke përfshirë edhe privimin e mundshëm të pronarëve legjitimë nga prona, toka e tyre. Për më tepër, ato mund të kontribuojnë në një “efekt ngrirës” mbi investimet e aktorëve të biznesit dhe të krijojnë një premisë për informalitetin, duke përdorur vakuumet në zbatimin e ligjit” – thotë komisionari Hahn. ©LAPSI.al

1 Comment

  1. Per Hanin kam nje barcolete qe lidhet me ligjin idjot 7501. Ishin mbledhur nen hijen e nje rrapi te madh katunaret dhe po degjonin nje te derguar te Ministrise se Bujqesise per zberthimin ne praktike te ligjit7501. Asistonte dhe nje nga zyrtaret e larte Evropjan. Si mik i madh qe ishte zoteria nga evropa po ju shpjegonte katunareve ne anglisht ligjin ne fjale, perkthyesi i dilnin djerse gjate perkthimet se shikonte qe katunaret po dremisnin per shtate pale qefe. I sikletosur nderhyri Kryeplaku e i tha Evropjanit natyrisht me ndermjetesine e perkthyesit: Zoterote mos u lodh me katunaret e mi se elbete katunare jane, por ne kemi nje zysh qe di tja shpjegoje shume mire ketyre kete ligj, por eshte pak kurve. Sa erdhi zysha katunaret u zgjuan e filluan te lepinin floket me byshtyme e po zgerdhiheshin nga lezeti i kuvendit. Zysha sa po e mori vesh se perse ja kishin prishur terezene u drejtua nga katunare, ngriti fustanin dhe ju tregoi p…. e shihni kete, turma ne nje ze uleriti : Poooo, Zysha vazhdoi: mire tha, kjo eshte e imja, me letra e ka ky e drejtoi gishtin nga burri vet, e per ta perdor e perdor gjithe katuni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu