• |
ide | kryesore

Joao Felix në elitën e lojtarëve më të shtrenjtë: City gati të paguajnë klauzolën 120 milionë euro

Sport



Manchester City e ka seriozisht për Joao Felix. Sipas asaj që bën të ditur ‘TVI’, një televizion portugez shumë pranë Benfica, Citizens janë gati të paguajnë 120 milionë të klauzolës së zgjidhjes së kontratës për të siguruar talentin luzitan, datëlindja 1999, që në Portugali konsiderohet pasardhësi i Cristiano Ronaldo. Felix është vënë në evidencë kohët e fundit me tregolëshin e shënuar në Europa League në ndeshjen e parë kundër Eintracht.

Juventus e kishte nisur më herët punën për të mundur konkurencën e klubeve të mëdha të Europës, që kanë mbetur të impresionuar nga kualiteti i Joao Felix. Drejtori sportiv bardhezi Paratici është takuar disa herë me agjentin e lojtarit Jorge Mendes për të folur në fakt si për Felix ashtu edhe për Ruben Dias, qendërmbrojtësi i datëlindjes 1997. Ndërhyrja prepotente e Manchester City mund ti ndryshojë rrjedhën tratativës: sipas medias portugeze Citizens kanë kaluar në pozicione si Juventus ashtu edhe Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *