• |
ide | kryesore

Mbante armë të ftohtë në çantë, pranga 20-vjeçarit

Lajme, Të fundit



Policia e qytetit të Fierit ka arrestuar në flagrancë 20-vjeçarin me iniciale F.L.,, për arsye se zotëronte një armë të ftohtë që e mbante fshehur në çantë, duke refuzuar t’i nënshtrohej kontrollit të forcave blu.

Shtatasi F.L. u ndalua teksa po ngiste automjetin e tij të tipit “Ford” nga efektivët e policisë, të cilat gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e të arrestuarit gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 thikë metalike.

Materialet e hetimit i janë përçuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, e cila pritet të japë pretencën për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *