• |
ide | kryesore

Astrit Patozi regjistron nesër partinë e re, Rudina Hajdari tërhiqet nga nisma

Lajme, Të fundit



Të martën do të regjistrohet në gjykatë dhe më pas në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vendoret e 30 qershorit, partia “Bindja Demokratike” me kryetar Astrit Patozin. Lajmin e konfirmoi për mediat Fabian Topollaj, anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës i njohur si kritik i Lulzim Bashës.

“Bindja Demokratike” do marrë pjesë në zgjedhje. Unë do të jem anëtar i “Bindjes Demokratike”. Po përgatisim dokumentacionin. Nesër e dorëzojmë në gjykatë” – tha ai.

U përfol se pjesë e kësaj partie do të ishte edhe Rudina Hajdari, por kjo e fundit u tërhoq. Në një koment në Twitter ajo shkruan: “Duke i uruar suksese përpjekjeve të çdokujt për demokratizimin e vendit dëshiroj të theksoj se pavarësisht lajmit që u përhap nuk kam asnjë lidhje dhe në vazhdim do të fokusohem tek puna dhe objektivat Grupit Parlamentar Demokrat” – shkruan Hajdari.

Mësohet se themeluesit e partisë së re “Bindja Demokratike” do të jenë; Leonard Olli, Fabian Topollaj, Ardian Kollozi dhe të tjerë. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Mos!? Hoqe dore nga bithja demokratike!?
    Lajm i keq per Pazotin!!

    Pazot I dashur merre me avash,
    N’vathe te Edit don me shku!?
    Pare s’ka ma,por ka hashash,
    Edhe ty si vedin ka me t’drogu!

    O sa mire me ken shqiptar,
    Koqe kandari dhe rrote servilesh
    Ed Rama po ja’u fute me rralle
    Me ministra e tepsilepires!?

    Rrin, flini o pordhpull trap,
    Se keshtu ju don Edveri
    Kryminister zgjodhet nji zullap
    Pasardhes i tij ,rrin gati Lalieri!

    Tan jeten kan me u tall me ju,
    Se nuk keni shtylle korrizore,
    Femijet tuaj kan me j’u kap n’hu’
    Kur t’ju vije koha me ju kap per dore!

  2. Partite duhet te kene nje kod. Ato qe i demtojne ne momente kaq te veshtira nuk duhet ti jepet me mundesia te kthehen. E beri berisha ne 2005, ne rrethana te tjera dhe te gjithe e pershendeten duke inspiruar cdo kundershtar tjeter te beje te njejten gje, qofte dhe nga inati.
    Mbi te gjitha per ceshtje parimi ato qe ikin ne momente si ky duhet ta dijne qe e kane mbyllur perjetesisht deren pas shpine, ne menyre qe te gjithe te jete te qarte ne pozicionet dhe mos hidhen gjysem hapa, sa per ti hedhur hi syve njerezve. Goodbye and good luck!- thone amerikanet.

  3. Ky skuthi, pasi ka marre firmat nga partia e pushtetit qe po e ndihmo me tere mundesite e sabotimit te PDse, ne pak kohe, do e marre vesht se e tere kjo histori e sajuar do i duket, e do i shkoi si enderr. Pikiate ka per te shkuar e degjeneruar, sepse me njerez te tille, me karakter inatcor ambicioz per te demtuar ish partine qe e rriti ne post e deputet, sot apo neser do beje gjene me te turpeshme e tradhetare qe mund ta beje nje njeri i pa pjekur politikisht. Me gjthate, tradhetaret e kane nje fund, e ate ky skifo person po e realizon me vetevrasje, per mos tu kethyer kurre ne partine ame.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *