• |
ide | kryesore

Patozi: Shoh shenjat e një revolte, jo të një revolucioni

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Opozita ka nisur një stine protestash, nga bulevardi para kryeministrisë, çdo ditë para parlamentit kur zhvillohet seanca jashtë godinës dhe brenda saj për të bllokuar vazhdimin normal të punimeve.

Për këtë çështje u fol këtë të martë në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, ku i ftuar ishte Astrit Patozi, ish-drejtues i Bindja Demokratike.

Teksa u pyet nëse sheh shenjat e një revolucioni në aksionin opozitar, ai u shpreh se sheh një revoltë. Patozi theksoi se Berisha e përdor retorikën e fortë politikë për të karikuar të tillët, të acarojë situatën për të ndarë kampet.

“Unë shoh shenjat e një revolte, jo të një revolucioni. Revolucioni është fjalë e madhe. Në fakt, unë jam kundër revolucionit edhe sikur të ishte gjëja e duhur sepse i përkas principeve të djathta që e përjashtojnë revolucionin. Unë mendoj se e vetmja rrugë për të ndërruar pushtet janë zgjedhjet.

Ndaj nuk besoj në format e tjera të dhunshme të marrjes së pushtetit. Unë mendoj se Berisha e përdor retorikën e fortë politikë për të karikuar të tillët, të acarojë situatën për të ndarë kampet. Është një taktikë e vjetër, është pjesë e shkollës së tij politike që ta ndajë Shqipërinë në dy pjesë, bardhë e zi.

Nuk e ka gabim si strategji kur bëhet fjalë për një parti politike, por e ka gabim kur bëhet fjalë për gjithë shoqërinë. Nuk është ndonjë gjë e këndshme, e admirueshme, për pjesën tjetër të shoqërisë që kërkon rotacion pushteti”, tha Patozi.



7 Comments

  1. Vellai jua beri kaken ne koke.

    Iku dhe ju la te vrisni veten.

    Ju la te endeni si cifute ne shkretetire, pa vule dhe pa te ardhme.

    Nje parti kufome.

  2. Tallavaja e partizave qe lindin nga PD, thjesht nga ish drejtues apo te pakenaqurit, sepse nuk kane arritur te marrin prej saj, ate çka synonin eshte nje histori 30 vjecare, e cila ushqen percarjen e se djathtes.

    Nga ana tjeter, ul besimin e mbeshtetesve te PD dhe votuesve te saj, ndaj e qellimte apo per perfitime meskine dhe ego personale, figura te tilla te vjetra ne politike, i bejne sherbimin me te madh Rilindjes dhe qendrimit te saj ne pushtet.

    Teoricienet e revolucioneve, pavaresisht natyres se shoqerise, jane ngritur ne kembe me teza qesharake. Dikush pretendon se cdo lloj revolucioni eshte mbyllur me shekullin’20, nje tjeter teze eshte ajo qe duhet te dale tere Shqiperia ne bulevard qe te quhet proteste, nje i trete, sqimatar merr dronin e tregon se protestuesit nuk jane ngjeshur si miza lisi, etj…

    Te gjithe keta teoriciene jane here politikane, here gazetare apo analiste qe botojne ne mediat e majta, por kane qene gjate tek PD.

    Kur je ne poziten qe populli e ironizon me proverbin se “kush me jep te ha, e kam moter e vella”, veshtire te thuash te verteten e te jesh njeri i lire.

    1. Ka delirin që çdo që thotë është e vërteta.Por kur e thërrasin këtë hiç në tv sigurisht i jep rëndësi vetes.

  3. ‘Duam tu vëmë në dijeni se punimet sipas premtimit të udhëheqjes së lartë të Shqipërisë, nuk po nisin akoma…’, kështu thuhej pak a shumë në kontekstin e letrës së ambasadorit rus. Pas kësaj, diplomati rus, me një gjuhë që i shkonte atij dhe që tentonte të shpejtonte punët me Skavicën- sipas bisedës me kryeministrin Berisha- pala shqiptare ka premtuar dhe ka të bëjë me marrëveshje serioze dhe të pacenueshme me Rusinë. Jo pa qëllim, në letër renditen hapat e kryer mes shtetit rus dhe qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. E shkruara ‘zezë mbi të bardhë’, zbulon se Sali Berisha- si kryeministër- është takuar po atë vit, 2012, me presidentin e kompanisë shtetërore ruse të energjisë “Rus Hydro”, Evgeniy Dod, me të cilën ka rënë dakord që Rusia të ndërtojë Skavicën dhe një seri tjetër hidrocentralesh në Shqipëri. Kompania ‘RusHydro’ e kontrolluar nga shteti rus në një takim të mëparshëm kishte marrë dakordësinë e kryeministrit Berisha për të hyrë në tregun shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *