• |
ide | kryesore

Babai i Beyonce muzikal për The Destiny’s Child

Paparazzi, Slider



“Survivor: The Destiny’s Child” është muzikali bazuar në historinë e grupit të vajzave të përbërë nga Beyoncé Knowles, Kelly Rowland e Michelle Williams. I ati i Bey do të jetë producenti i projektit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Mathew Knowles: “Mendoj se ka ardhur koha për t’i dhënë mundësi botës të dëgjojë dhe shikojë fitoret dhe dështimet me të cilat jam përballur si bashkëshort, baba dhe menaxher, duke rrezikuar gjithçka për të realizuar ëndrrat e mia dhe të të tjerëve”.

“Do të jetë një paraqitje reale e kufijve, pengesave dhe evoluimit të grupit më ikonik të vajzave në botë dhe mendjeve pas tij”, -deklaroi Mathew Knowles.

Me sa duket, vajzat e “Destiny’s Child” nuk do të jenë të përfshira drejtpërdrejt. Muzikali do të tregojë historinë e grupit nga pikëpamja e Knowles, i cili do të bashkëpunojë me shkrimtarin dhe producentin Je’Caryous Johnson, autor i muzikalit “Snoop Dogg Redemption of a Dogg”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *