• |
ide | kryesore

Buffon kthehet tek Juventus: për portierin vendos PSG

Sport



Portat e Juventus për Gigi Buffon janë gjithnjë të hapura, por pas ndonjë muaji mund të hapen fare. Ka një rol në shoqëri dhe tani I takon portierit të vendosë se kur do të kthehet në Torino, një zgjedhje që do të merret shpejt. Javën e ardhshme, menaxheri i tij Silvano Martina do të fluturojë në Francia për të kuptuar vullnetin e e PSG. Nga njëra anë është dëshira për të qenë ende protagonist në fushë në moshën 41 vjecare, në ndjekje të rekordeve të reja e të asaj Champions të mallkuar, nga tjetra “propozimi” i Andrea Agnelli që është bërë që në konferencën e lamtumirës së 17 majit të kaluar.

Të shkëputesh nga fusha nuk është e lehtë, por në këtë zgjedhje të vështirë por portierin vendos gjithashtu edhe Psg. Parisienët që firmosën me të një vit më parë kanë opsionin e rinovimit të kontratës për 12 muaj të tjerë, por për momentin nuk e kanë ushtruar. Kryeqytetasit po vlerësojnë cfarë të bëjnë pas një vitit me ulje e ngritje të portietit. Buffon prêt i qetë vendimin e PSG, që orët e fundit ka nisur të përflasë emrin e De Gea, në skadencë kontrate në 2020 me Manchester United. Ardhja e spanjollit në Francë do ti jepte fund karrierës së ish-portierit të kombëtares italiane. Përndryshe do të duhet të presë edhe 12 muaj për tu kthyer në Torino e për ta parë Buffon një drejtues bardhezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *