• |
ide | kryesore

Depresioni, arsyeja përse Madonna realizoi albumin ‘Madame X’

Paparazzi, Slider



Madonna mund të jetë një ndër femrat më të famshme në botë, por ndonjëherë edhe ajo pushtohet nga vetmia. Këngëtarja deklaroi se e realizoi albumin e ri “Madame X” sepse ishte në depresion dhe e vetmuar gjatë qëndrimit për një vit në Lisbonë.

“Nuk shkova në Lisbonë për muzikë, ishte gjëja e fundit që mendoja. Shoqërova tim bir, i cili dëshiron të bëhet futbollist profesionist dhe kështu që u bëra një “mama futbolli”, gjëja e fundit që do të prisnit prej meje”, -tha Madonna gjatë një interviste.

“Mendoja se do të ishte argëtuese dhe një lloj aventure, por nuk bëra gjë tjetër veçse shoqëroja fëmijët në shkollë dhe tim bir në stërvitje. Isha në një gjendje depresioni. Mendova se do të takoja njerëz dhe do të bëja shoqëri e miq, por nuk ndodhi kështu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *