• |
ide | kryesore

Përforcimi në mbrojtje është… Emre Can: Allegri kështu liron një vend në mesfushë

Sport



Prioriteti i Juventus është freskimi i mbrojtjes, duke parë që BBC tashmë është drejt shkrirjes, por edhe një thyerje në moshë të repartit. Idea është ti shtojë organikës në dispozicion të Massimiliano Allegri një mbrojtës qendre. Me lamtumirën nga futbolli të Barzagli dhe konfirmimin e Rugani, duhet një titullar potencial për të marrë vendin e Benatia. Emrat në listën e Paratici janë shumë, por gjithcka do të varet nga… Emre Can.

Mes eksperimenteve që Allegri ka ndërmend të bëjë nga këtu deri në fund të sezonit, në fakt, është ai për të provuar gjermanin si mbrojtës, rol që e bëri për herë të parë kundër Atletico Madrid. Tani duhen konfirmime e duke parë që kampionati është fituar, sfidat kundër skuadrave të forta si Inter, Roma, Atalanta, Sampdoria e Torino mund të japin të dhëna vendimtare.

Nëse Can kalon provimin, atëherë Juventus mund të kërkojë një profil me shifra të pranueshme si Kostas Manolas, Samuel Umtiti e Stefan Savic. E për më tepër Allegri do të krijonte një vend në mesfushë, për të afruar një kampion të rëndësishëm, përvec Aaron Ramsey. Në të kundërt do të synohet një mbrojtës i nivelit të lartë ku Rafael Varane ose i riu Ruben Dias i Benfica janë prioritet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *