• |
ide | kryesore

Talebanët sulmojnë sërish forcat e sigurisë afgane, 9 policë të vdekur

Planet



Sikurse edhe javën e shkuar, një grup talebanësh kanë sulmuar sot konvojin e forcave të sigurisë afagane. Zyrtarët afagnë kanë bërë me dije se si pasojë e agresionit, 9 policë kanë humbur jetën.

Pas këtij sulmi, militantët talebanë kanë hapur zjarr edhe në stacionin kryesor të Policisë, ku pas luftimeve që zgjatën disa orë, forcat e sigurisë arritën të rimarrin nën kontroll objektin.

Rajoni në kufi me Iranin është shndërruar prej muajsh në një fushëbetejë mes forcave të sigurisë afgane dhe talebanëve, të cilët së fundmi kanë intensifikuar sulmet.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen që përmes bisedimeve të dakordojnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës 17-vjeçare në Afganistan. Raundi i radhës i bisedimeve është planifikuar të zhvillohet muajin e ardhshëm në Katar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *