• |
ide | kryesore

Dështim apo sukses/ Analiza një vit pas tërheqjes amerikane nga Afganistani

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit



Në prag të përvjetorit të parë të tërheqjes kaotike të ushtrisë amerikane nga Afganistani, zyrtarë të administratës thonë se Shtetet e Bashkuara janë në një pozitë më të fortë strategjike duke i dhënë fund luftës. Zyrtarët thonë se, sulmi i fundit që eliminoi udhëheqësin e al-Kaidës Ayman al-Zawahiri, tregon aftësitë që kanë Shtetet e Bashkuara për të vepruar nga distanca në luftën kundër terrorizmit. Por nga ana tjetër, ka edhe nga ata që ndjehen të zhgënjyer lidhur me atë që e shohin si mungesë përpjekjesh nga ana e administratës për të nxjerrë mësime nga tëheqja e konfliktit 20-vjeçar.

Turma afganësh në aeroportin e Kabulit, mes dëshpërimit për t’u larguar nga vendi. Pati edhe nga ata që ranë nga avionët dhe vdiqën, ndërsa një sulm vetvrasës u mori jetën 180 vetëve, përfshirë 13 ushtarëve amerikanë. Shumë pajisje ushtarake amerikane ranë në duart e talebanëve. Këto imazhe ende nuk shqiten nga mendja kur ka kaluar gati një vit nga tërheqja e ushtarit të fundit amerikan.

“Departamentet dhe agjencitë kanë filluar rishikimet e tyre të pavarura pas operacioneve në fund të misionit ushtarak amerikan në Afganistan”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Mes agjencive amerikane që po shqyrtojnë tërheqjen e përgjakshme dhe kaotike janë Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni. Por është e paqartë se kur do të dalin raportet dhe nëse ndonjë pjesë do të publikohet.

Zyrtarët thonë se do ta shënojnë përvjetorin duke nderuar “shërbimin dhe sakrificën” e atyre që dhanë jetën për të shpëtuar të tjerët dhe duke u përqendruar në atë se si Shtetet e Bashkuara tani kanë një pozitë më të fortë strategjike.

Në fillim të gushit një sulm amerikan me dron eleminoi udhëheqësin e al-Kaidës Ayman al-Zawahiri.

“Drejtësia është vënë në vend dhe ky udhëheqës terrorist është eleminuar”, tha Presidenti Biden.

Eleminimi i al-Zawahirit është dëshmi e aftësive amerikane nga distanca kundër terrorizmit, thotë për Zërin e Amerikës analisti Michael Kugelman me Qendrën Wilson.

“Eliminimi i Zawahirit e mundëson administratën të vërë në pah se trupat amerikane janë kthyer në vendin e tyre, janë larguar nga rreziku, por ama vazhdon të bëjë gjithçka të mundur për të mbrojtur amerikanët në mbarë botën nga kërcënimet terroriste”.

Por kritikët thonë se ka mungesë përpjekjesh për të nxjerrë mësime nga lufta ku humbën jetën më shumë se 2400 trupa amerikane me një kosto ditore prej 300 milionë dollarësh për 20 vjet rrjesht, gjatë administratave të ndryshme.

Zëri i Amerikës bisedoi përmes rrjetit Skype me analistin Jonathan Schroden të Qendrës për Analizat Detare.

“Ka një dështim dypartiak, çka do të thotë se nuk ka një nxitje të madhe për njërën apo tjetrën palë që të nxjerrin mësime. Kjo thumbon rëndë të dy partitë politike amerikane pasi është një luftë që kemi humbur. Ndoshta do të duhet të kalojë kohë që njerëzit e përfshirë drejtëpërdrejt në luftë të mos kenë më poste në qeveri, në mënyrë që shqyrtimi në mënyrë kritike i asaj që ndodhi të jetë më pak sensitiv”.

Ndërkohë, grupet humanitare po tërheqin vëmendjen mbi gjendjen e rëndë të popullit afgan që po përballet me varfëri dhe dëshpërim. Organizatat e refugjatëve po i kërkojnë administratës amerikane që të përshpejtojë zhvendosjen e dhjetëra mijëra aleatëve afganë të mbetur në atë vend. /VOA



7 Comments

  1. Ku deshton X shtet e ka patur ne … me pas. Aty ku triumfon te ndihet me fat X. Nuk jam shume i sigurte per datat.

    Fail
    Albania 1940-1945-1990
    Vietnam 1955-1975
    Korea 1950-1953
    Gulf War 1990-1991
    Afganistan 2001-2021
    Irak 2003-2011
    Albania again 2012-…
    Humbje te vogla ose te medha, Somalia, Yemen, Libya, mbase dhe Kurdet.

    Win
    Japan 1941-1945 (if we can call victory a crime against population)
    Kosove 1998-1999 (thank you)

    Ka dhe te tjera data e shtete me heret dhe me vone…

    Amerika nuk ka deshtuar asnjehere ne keto luftra, deshtim mund te quaj ushtaret e saj te vrare ose kane deshtuar ato shtete qe kishin besim te Amerika. Edhe pse e humbur nuk i ka lene kusur pa i tjetersuar territore, nafte, krom, flori deri dhe percarje brenda popujve apo prishje te rrenjeve dhe origjines sic eshte globalizmi.

    “America has no permanent friends or enemies, only interests”
    ― Henry Kissinger

    Personalisht mendoj se Amerika eshte mik i mire per Shqiperine qe nuk ka bere asgje pervecse fotografiave dhe interesave te saje.

    1. To be an enemy of America can be dangerous, but to be a friend is fatal.” — Henry Kissinger thotë:

      To be an enemy of America can be dangerous, but to be a friend is fatal.”
      — Henry Kissinger

    2. e kuptum qe paske lexuar kisinger, por kisinger nuk eshte zeri i amerikes por vetem nje ish minister i jashtem..fjalet e tij nuk jane bibla. mendimi yt personal nuk i intereson kujt..Miqesia mes njerezve dhe shteteve bazohen ne interesa te perbashketa, budallalliqet e tjera jane fjale ne ere

  2. Meqe permende kisinger “masteri i lufterave” besoj e di se cfare ka thene per fatin e atyre qe konsiderojne ameriken si mike…
    Keto analiza leshi keta aparatciket dhe zedhensat e tyre ne dc te shkojne dhe tregojne familjeve te ushtareve qe lane koken apo atyre qe lane pjese te trupit ne Afganistan. Njesoj si ne irak dhe vietnam maskarenjt ne washington shkelen mbi gjakun e atyre qe besuan dokrrat e servirura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *