• |
ide | kryesore

Durrës/ Shpërndarje droge dhe armëmbajtje pa leje, dy persona në pranga

Lajme



Policia e qytetit të Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale P.A., 38 vjeç, nën akuzën e “Shpërndarjes të lëndëve narkotike të forta”. Gjatë kontrollit fizik të të ndaluarit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 12 doza lëndë narkotike, që dyshohet të jetë e llojit “kokainë”.

Si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët, forcat policore kanë mundur të vënë në pranga edhe shtetasin E.Y., 45 vjeç, si edhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A.K., për arsye se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë ezuaruar veprat penale të “Konosjes” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”.

Materialet hetimore i janë përçuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Durrës, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *