• |
ide | kryesore

F1/ Anullohen provat, Hamilton tallet: “Të paktën mund të barazohem me Game of Thrones”

Sport



Shpërthen ironia në rrjetet sociale për pilotin britanik të Formula 1, Lewis Hamilton, pas anullimit të Provave të Lira 1 për motive sigurie.
Piloti anglez i Mercedes e ka marrë me filozofi. Kampioni i botës ka bërë shaka me postimet e tij në Instagram pas anullimit të garave të programuara për sot në Baku: “Si është e mundur që nuk i kishin kontrolluar të gjithë kapakët – ka shkruar piloti i Mercedes pas incidentit të paprecedent të Williams të Russell – Në rregull, kjo do të më japë kohë më shumë për tu barazuar me Game of Thrones…”.

Situata surreale ndodhi në raundin e parë të provave të lira në GP të Azerbaixhan: sesioni është anulluar për motive sigurie, pasi Williams i George Russell ka takuar fundin kundër një kapaku që ishte ngritur në pistë. Makina është cuar në box pasi kishte lëshuar mbetje dhe vaj mbi asfalt, por drejtuesit e garës zgjodhën që provat të mos vazhdonin, për ta patur mundësinë të kontrollonin të gjithë sipërfaqen e cirkuitit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *