• |
ide | kryesore

I ekzagjeruar: Juventus fikson për Miralem Pjanic

Sport



Miralem Pjanic mund të jetë një nga emrat protagonistë të merkatos dhe duket se nuk është më i paprekshëm tek Juventus. Mesfushori boshnjak për momentin nuk është në merkato, por për shifra të rëndësishme bardhezinjtë mund ta mendojnë privimin nga mesfushori këtë verë, për të riinvestuar në përforcim të skuadrës.

E kështu, sipas asaj që bën të ditur Corriere dello Sport, bardhezinjtë kanë fiksuar cmimin për boshnjakun që sillet rreth 100 milionë euro. Një shumë që mban larg një pjesë të mirë të të interesuarve për Pjanic, por që mund të jetë tavolina e duhur për një negociatë të nivelit të duhur.

Pjanic në fakt ka shumë simpatizantë e ndër skuadrat në lojë është ai Real Madrid që ka filluar të mendojë se me Modric nuk mund të vazhdojë gjatë. Forma e boshnjakut në ndeshjet e fundit, sidomos ato kundër Ajax, ka lënë për të dëshiruar, por lojtari vinte nga një dëmtim, që e pengoi të ishte në nivelin e tij më të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *